Tirana rilind me poker golash, Hasani dhe Ngo e kthejnë në festë

402
Sigal

Tirana vijon rrugën e fitoreve të nisura që në përballjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit, teksa ka fituar derbin ndaj Kamzës me rezultatin 4-1. Një fitore e vuajtur, por që ka gëzuar të gjithë tifozërinë bardheblu. Në fakt Tirana e nisi ndeshjen shumë keq, pasi Kamza u tregua mjaft racionale dhe me anë të Sebino Plakut, që në minutën e 3-1 mposhti portierin Abibi.

Momenti kulmor i këtij fraksioni do të vinte në minutën e 42-të, kur bardheblutë do të fitojnë një penallti me anë të Edon Hasanit, teksa Kamza mbetet me 10 lojtarë, pasi Oriand Beqiri ndëshkohet me karton të kuq. Por gardiani kamzali, Avdyli, do të presë 11 metërshin e goditur nga Ngo, dhe ekipet do të shkojnë në pushim me fitoren e Kamzës. Por në pjesën e dytë Tirana do të shpërthejë me një poker golash. Hasani do të rikthejë barazpeshën në të 59-ën pas asistit të Ngo.

Shkodrani shkon të festojë me tifozët e tij, por këta të fundit e përzënë, ndërsa më pas godasin me ç’të munden kapitenin Karabeci gjatë ekzekutimit të goditjes së këndit.

Por Ngo nga personazhi negativ, kthehet në heroin e mbrëmjes, kur në të 67-ën kalon bardheblutë në epërsi, ndërsa 7 minuta më pas asiston mjaft mirë Hasanin, që realizon golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal.

Për t’i vënë kapak takimit mendoi Albi Doka, që shërbehet mjaft mirë nga Hoxhallari dhe realizoi pokerin e Tiranës, Bardheblutë ngjiten në kuotën e 20 pikëve dhe shkëputen me 5 pikë nga Kamza e vendit të parafundit.