Milan arrin akordin për blerjen e rradhës

537
NAPLES, ITALY - FEBRUARY 10: Diego Laxalt of Genoa CFC in action during the Serie A match between SSC Napoli and Genoa CFC at Stadio San Paolo on February 10, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Sigal

Diego Laxalt do të jetë një lojtar i Milanit. Ekipi kuqezi ka arritur marrëveshjen me Xhenovan për blerjen e lojtarit uruguajan për 14+4 milion euro. Mesfushori 25 vjecar do të jetë blerja e tretë e Milanit në ditët e fundit pas Bakayoko dhe Castillejo ( akordi është shumë pranë me Vijarealin).

Lojtari nga Uruguaji i cili ra mjaft në sy në botërorin e Rusisë, është i aftë të luajë në të gjitha pozicionet e krahut të majtë dhe do të jetë një alternativë e rëndësishme për trajnerin Gattuso

Diego Laxalt pritet të vijë sot në Milano, dhe ditën e nesërme do të kryejë vizitat mjeksore dhe do të firmosë kontratën e re me Milanin.