Sigal

Marcos Rojo kishte kërkuar largimin nga Manchester United dhe ishte një hap larg transferimit te Everton, por dëshira e tij nuk u realizua pasi “djajtë” nuk arritën të marrin një mbrojtës në ditën e fundit të merkatos.

Rojo ishte shumë pranë kalimit te Everton, ku kishte rënë dakord për gjithçka, por u detyrua të mbetej nën urdhrat e Jose Mourinho, pasi United dështoi në blerjet e Maguire, Alderweireld, Boateng dhe Godin.

Në këto kushte, Everton zyrtarizoi blerjen e Yerry Mina dhe Kurt Zouma.