Lucas Biglia shënjestra e radhës për Real Madridin

487
Mund të jetë Lucas Biglia përforcimi i dytë i Realit të Madridit në merkaton e kësaj vere pas blerjes së mbrojtësit brazilian Danilo nga Porto. Trajneri i ri i Los Blancos, Rafa Benitez dëshiron të ketë me cdo kusht në skuadrën e tij mesfushorin argjentinas të Lazios, dhe presidenti Florentino Perez do të bëjë gjithcka për ta kënaqur. Gjithsesi oferta e parë e madrilenëve në drejtim të klubit bardhekaltër prej 22 milionë Eurosh nuk është marrë në konsideratë nga presidenti i Lazios, Claudio Lottito, i cili kërkon minimalisht 30 milionë Euro për të lënë të lirë Lucas Biglian. 
Megjithatë Reali i Madridit mund ta rrisë ofertën fillestare dhe 29-vjecari mund t’i bashkohet Toni Krossit dhe Luka Modricit për të formuar një treshe të frikshme në qëndër të mesfushës së skuadrës merengues. Për ish lojtarin e Anderlechtit interesohen edhe disa klube të tjera përfshirë këtu edhe Paris Saint Germainin dhe Manchester City-in. 
Te Lazio e kanë të qartë se mund ta humbasin Biglian dhe kanë nisur që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. I pari në listën e bardhekaltërve është talenti holandez i Feynoord-it, Jordy Clasie për të cilin italianët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 10 milionë Euro. Lucas Biglia u transferua nga Anderlechti te Lazio për 8 milionë Euro në verën e vitit 2013. Në sezonin e fundit ai zhvilloi 27 ndeshje me kryeqytetasit gjatë të cilave realizoi 4 gola dhe ndihmoi të tijët edhe me 3 asiste.
Sigal