INTERVISTA/ Franc Veliu: Ishte shansi im që luajta si kundërshtar përballë Lionel Messit

1157
Sigal

Nga Moisi  Dalipi                     

Edhe pse  nuk janë mbushur ende  nëntë vjet  nga mbrëmja e 21 qershorit të vitit  2011 , kur Shqipëria ka zhvilluar  ndeshjen e parë dhe të  vetme deri tani ndaj Argjentinës në  miqësoren e luajtur në stadiumin ‘Monumental’ të Buonos –Aires , mbrojtësi vlonjat, Franc Veliu e kujton edhe sot gjithçka deri në detaje.Pavarësisht nga rezultati ku Argjentina fitoi me rezultatin  4 me 0 ,Veliu  nuk e fshen kënaqësin që ishte pjesë e skuadrës kuqezi në atë ndeshje kur thotë për gazetën “Telegraf” :” Franc Veliu :” Ishte shansi im qe luajta si kundërshtar me Lionel Messin”

Franc, si jeni duke i kaluar këto ditë kur dhe në Kosovë është ndalur të zhvillohet kampionati ? 

 Po bëhet pak më shumë se tre javë  që dhe në Kosovë , ku unë  luaj futboll me skuadrën e Gjilanit, është ndalur kampionati.Jam kthyer në Vlorë dhe po zbatoj të gjitha rregullat e karantinës  për shkak të virusit Covid -19.Natyrisht  zhvilloj stërvitje me ushtrime fizike në kushtet e shtëpisë.Por nuk përjashtohet mundësia  të bëjë edhe ndonjë vrapim në bregdet.Gjithsesi uroj të përfundojë gjithëçka shumë shpejt dhe pasoja në jetën e njerëzëve.

Këto ditë shpesh kujtesa ju lëviz nga vendi në ato ditë ose momente të  bukura të karrierës tuaj sportive?

Është noramale të ndodhi kështu , sepse këto ditë  ku pjesa më madhe e kohës  të detyron të qëndrosh brenda shtëpisë  edhe  po mos të duash vet  këto gjëra të  ngacmojën kujtesën dhe bëhen të pranishme.

Ju ka ngacmuar këto ditë ndeshja  miqësore  kundër Argjentinës e zhvilluar në 21 qershor 2011 dhe kur keni luajtur  si kundërshtar me futbollistin e njohur Lionel Messi?

Është shumë e  natyrshme që ndodhi kështu ,ajo ndeshje jo vetëm për mua  por për çdo futbollist që ishte i pranishëm ka diçka të veçantë  dhe të paharruar.Jeta dhe karriera sportive nuk ta dhuron shumë herë një rast të  tillë , ndaj unë them  që :” Ishte shansi  im që luajta si kundërshtar neë atë  ndeshje kundër Lionel Messit “.

Përse gjithë  kjo kënaqësi e veçantë ?

Sepse jeta dhe karriera nuk  ta sjell  gjithmonë një  shans të tillë të luash futboll ndaj një  figure të tillë sportive të  nivelit më të lartë botëror. Ndaj atë ditë që më lajmëruan  se do ishta pjesë e skuadrës tonë kombëtare për këtë ndeshje miqësore jamë ndier shumë  i gëzuar.Nuk ju besohet po që nga Ohri ku ishim me fazë përgatitore ato ditë me Flamurtarin dhe deri në Tiranë  e kam bërë për këtër orë pa u ndaluar në asnjë vend rrëfen për “Telegraf”.

Si ka udhëtuar ekipi ynë kombëtar për atë ndeshje?

Tre ditë përpara zhvillimit ndeshjes. Kemi udhëtuar  e gjithë skuadra me  stafin trajnerin  Kuzhe dhe drejtuesit e federatës Tiranë-Romë-Buonos –Aires. Me këtë interiniar u krye dhe kthimi për në Tiranë pas dy ditëve të zhvillimit të ndeshjes.

Kur e morët  vesh se do ishit në formacionin e  parë për atë  ndeshje?

Ma thanë drejtuesit që në udhëtimin në avion kur trajneri Kuzhe  urdhëroi të më jepnin  për uniformë fanellën me numërin 5 të Lorik Canës, edhe pse  që në Tiranë kapiteni Cana më kishte thënë se me fanellën  e tij  do luaja vetëm unë. Gjatë gjhithë rrugës mendoja dhe  imangjioja që  do të luaja titular thotë për “Telegraf”, por dhe do më ngarkohej detyra të mbuloja si kundërshtar sulmuesin e njohur Lionel Messi !

Në fakt kështu ka ndodhur ju e keni mbuluar nga afër  Messin ?

Po kështu ka ndodhur.Unë e kisha detyrë kryesore , ta  mbuloja  në çdo sektor të fushës në çdo moment dhe për çdo lëvizje që ai bënte në fushën e lojës.Por duhet ta pranoj se shokët e skuadrës Lila , apo  Allmuca ,Vrapi dhe të tjerë ishin gjithmonë pranë meje duke më ndihmuar  për t’i bllokuar veprimet e tij , por përsëri nuk ja dolëm dot me sukses. Loja e Mesit ishte  një magji  më vete dhe e papërballushme.Veliu Mesi

Cili ka qenë  formacioni skuadrës tonë në këtë ndeshje ?

Trajneri Kuzhe ju ka dhënë minuta loje të gjithëve sepse ishte ndeshje miqësore dhe nuk kërkohej shumë rezultatati dhe të gjithë dëshironim të luanin në atë ndeshje  shumë të veçantë ku kundështarë kishin shumë nga yjet e futbollit botërorë.Formacioni  parë i skuadrës tonë ka qenë:Beqaj,Lila,Vrapi,Veliu,Allmuca,Vila,Bulku,Bakaj,Vangjeli,Muzaka,Kapllani.Humbja për Shqipërin  ka qënë e thellë   4-0 për Argjentinën …E pësuam golin  e parë shumë shpejt që muinutën e 5` ku shënoj  Lavezzi. Në fund të pesës parë  ose  muinutën e 45  shënoi goline dytë Mesi. Në pjesën e dytë Aguero shënoi në minutën e 75` dhe Tevezz në  minutën e 89`golinde katërt.

Sa ndikoi loja e Lionel Mesit tek shënimin  katër golave?

Thuajse të gjithë golat e shënuar kishin  brenda tyre  magjinë dhe  finesën e  tij. Ai  ishte pikë referimi për gjithëçka tek skuadra e tij.Organizonte , motivont edhe shënonte …

Çfarë kishte të veçantë të luaje si kundërshtar me këtë sulmues të tipit si Messi ?

Është një emocion i vecante të  kërkosh të ndalësh fantazin dhe magjine tij.Edhe pse je  i përqëndruar  tërsisht tek këmbët dhe veptimet e tij me topin , ku nuk të  bënë përshtypje as zhurma e 48 mijë tifozëve në stadium,përsëri është kënaqësi   sepse mendon se  vëmendja është dhe tek  ty .

Si jeni ndarë  në përfundim të ndeshjes  me Lionel Mesin ?

Shumë  , shumë mirë .Tepër miqësisht edhe pse gjatë lojës i mori nga unë  tre –katër goditje  nga këmbët.Ishte shumë i edukuar dhe profesionist, por kujtimin që kërkova nga Mesi  fanellën me numërin  10 e kishte premtuar për sulmuesin tonë  Kapllanin që përpara ndeshjes .

Një kujtim shumë i bukur kjo ndeshje …?

Shumë fare do të thoshja unë.Ndihem  vërtetë mirë që në karrierën  time sportive kam një ndeshje të tillë me këtë kujtim me futbollistin e madh Lion Messi.

Pas kësaj  ndeshje të veçantë , më 30 qershor një fitore po të veçantë do merrnit në turin parët elimintator të Kupës UEFA  ,me Flamurtarin kundër Buducnositit me atë fiore 1-3   në Podgioricë ?

Fitore e bukur  dhe para jashtë tij për Flamurtarin në  hitorin e pjesmnarrjeve që  kryer  deri tani në Kupat  e Evropës.Kjo fitore na ndihmoi shumë  që të kualifikoheshin në turin tjetër atë sezon edhe pse pas  dy javësh kemi humbur me rezultatin 1-2 në fushën tonë. 

Rikthehemi pak tek futbolli ditëve  të sotme me Gjilanin ku luani në vend të tretë në klasifikim në Kategorin Superiore në  Kosovë .

Jemi të tretët  në klasifikim  me  tre pikë më pak se kryesesit  Ballkanin dhe  një  pikë se vendi dytë. Janë dhe 11 ndeshje për tu mbyllur kampionati dhe  mendojë se do  luajmë  fortë në çdo ndeshje që do kemi për të realizuar objektivin tonë që është, të sigurojmë  pjesëmarrjen në Kupat e Evropës dhe pse jo të synojmë dhe fitimin e titullit kampion .Kushtet dhe mundësit janë dhe na  duhet mobilizim  dhe vlerësim i çdo ndeshje.

-Skuadra e Gjilanit në përbërje  ngjason si  një “Flamurtar i dytë “ !

Jo plotësisht , po  ka pak ngjashmësi në përbërje .Jemi një  skuadrilje këtu tek Gjilani që luajnë në futbollin kosovar që  më parë në sezonet e kaluara kemi qenë  pjesë e Flamurtarit si trajneri Mezani  dhe unë , futbollistët, Progni ,Bushic dhe ,Plaku .Por dhe Ruci,Ferrera  dhe Shameti   janë aktivizuar në kampionatin shqiptar janë ndihmes e mirë për skuadrën tonë.

-Flamurtari  siç duket e ka pronontuar zbritjen nga Kategoria Superiore?

Thuajse se është e kryer kështu.Të vjen shumë keq , sepse tek Flamurtari u linda  ,u formova dhe  plotësova si futbollist profesionist.Uroj që  zbritja dhe qëndrimi  një kategori më poshte për Flamurtarin të mos zgjasi shumë tregon për gazeten “Telegraf” Franc Veliu.