Ditëlindja e Vaçe Zelës, Presidenti Meta: I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare!

340
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot këngëtaren Vaçe Zela, në përvjetorin e saj të lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti shkruan:

“Sot është ditëlindja e mbretëreshës së përjetshme të këngës shqiptare, Vaçe Zela, Nderi i Kombit. Vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër.

Ndaj dëshiroj t’i përshëndes të gjithë shqiptarët me një nga perlat e saj! I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare!  ”.

Presidenti ka publikuar dhe një nga interpretimet muzikore më të njohura dhe më të dashura për publikun të Vaçe Zelës, këngën “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”.

Sot është ditëlindja e mbretëreshës së përjetshme të këngës shqiptare, Vaçe Zela, Nderi i Kombit. Vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër.Ndaj dëshiroj t'i përshëndes të gjithë shqiptarët me një nga perlat e saj! I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare! 🇦🇱 🎼

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 7. April 2020