Dade dhe Bumçi: Mirëpresim vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë

424
Në mbledhjen e komisionit të jashtëm është diskutuar sot edhe vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në fund të korrikut në Tiranë. Si deputetja socialiste Arta Dade ashtu dhe deputeti demokrat Aldo Bumçi u shprehën se e mirëpresin këtë vizitë e cila sipas tyre është ’konfirmim se pala greke ka vullnet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Greqisë e Shqipërisë.
“Mirëpresim vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Greqia është avokate për Shqipërinë në NATO dhe rrugën drejt BE. Çështjet e mbetura pezull do të zgjidhen përmes negociatave”, tha Dade.
“Mirëpresim vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë. Duket se ka një vullnet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull”, u shpreh Bumçi.
Bumçi gjithashtu ka kërkuar më shumë informacion nga ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me cështjen e PDIU-së “Do ishte e papranueshme që Greqia të kërkojë daljen e PDIU nga qeverisja” mësohet të ketë thënë Bumçi.
Gjatë këtyre takimeve, sikurse citon e përditshmja greke “Kathimerini”, do të shqyrtohen problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe. Pala grekë do të ulet në tryezën e bisedimeve me disa propozime konkrete:
1.Korrigjimi teknik i skicimit të hartës për marrëveshjen e detit të nënshkruar në vitin 2009 nga qeveria Berisha, pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike.
2.Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987.
3.Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
4.Do propozohet ndërtimi i 3 varrezave për të rënët në Shqipëri.
5. Me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, Kotzias do të diskutojë edhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Greqisë.
Sigal