Liverpooli fiton bindshëm, lë jashtë Evropës 3 gjigandët e Anglisë

535
Liverpool është drejt rrugës për tu shpallur kampion pasi ka mposhtur 3 skuadrat e fuqishme të Anglisë duke i lënë jashtë Europës. 

Në javën e parafundit të Premier League, është rikthyer në vendin e tretë të renditjes pas fitores 0-4 me West Harm.

Ishte Daniel Sturridge që shënoi golin e parë, të cilët u pasuan me dy gola nga Philippe Coutinho dhe u finalizua me goditjen e Divock Origi.

Sipas renditjes, Liverpool ka 73 pikë, duke lënë pas Manchester City që është i katërti dhe Arsenalin me 69 pikë.

Për të siguruar fitoren e madhe, Liverpool duhet që të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Middlesbrough.
Sigal