Lewandowski alarmon Bayernin para sfidës me Realin

Dy ditë përpara sfidës kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve, në skuadrën e Bayernit të Mynihut ka ankth në lidhje me gjendjen e sulmuesit Robert Lewandowski.

“Bomberi” polak nuk është paraqitur në seancën stërvitore, për shkak të shqetësimit që ndjente në pjesën e shpatullave, shkuran Goal.com

Në takimin e së shtunës, kundër Borrusia Dortmund sulmuesi pati një përplasje trup më trup me kundërshtarin, moment ky që në pamje të parë nuk u duk si diçka serioze, por që në fakt po rezulton të jetë e kundërta.

28-vjecari është duke marrë ndihmën e stafit mjekësor, në mënyrë që të riaftësohet në kohë për takimin kundër “Los Blancos”.