Legjenda argjentinase kritikon Angel Di Marian: E ka blerë vendin në kombëtare

436
Sigal

Argjentina e ka nisur Kupën e Amerikës me një disfatë ndaj Kolumbisë, duke komplikuar rrugëtimin e saj në këtë kompeticion. Ndërkaq, kritikat më të mëdha kanë ardhur për Messin, i cili sërish nuk udhëhoqi të tijtë drejt suksesit.

Një tjetër futbollist shumë i kritikuar është edhe Angel Di Maria, teksa ish-futbollisti i njohur, Leopoldo Luque nuk i ka kursyer kritikat.

“Nuk e di nëse ai e ka marrë me qira apo e ka blerë vendin në Kombëtare. Nuk bën shumë nga qendra, pastaj ka shënuar shumë pak gola”, tha ish-futbollisti.