Kongresi i UEFA-s, Duka takon Infantinon. Ja cilët ishin pjesëtarët e delegacionit të FSHF-së

258
Një delegacion i FSHF-së ka qenë prezent në punimet e Kongresit të 42-të të UEFA-s, mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë.
Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka, zv.Presidenti, z.Edvin Libohova si dhe Sekretari i Përgjithshëm, z.Ilir Shulku ishin pjesë e punimeve të familjes së madhe të futbollit europian, Kongresit të UEFA-s.
Anëtarët e UEFA-s kanë aprovuar në punimet e këtij Kongresi bilancin financiar të vitit 2016-2017, po kështu kanë miratuar buxhetin për periudhën 2018-2019, teksa janë diskutuar dhe miratuar edhe disa ndryshime statutore të propozuara.
Po kështu, Presidenti Duka përpara nisjes së punimeve ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e FIFA-s, z.Gianni Infantino.