Klaudio Ranieri prezantohet dhe fillon nga puna: Është moment delikat

394
Sigal

Pas prezantimit si trajneri i ri i Romës, Klaudio Ranieri, ka filluar menjëherë nga puna duke parë se gjendja e ekipit pas eliminimit drithërues në Ligën e Kampionëve, është e rënduar.

Gjithashtu, në kampin roman është në rrezik edhe pjesëmarrja në sezonin e ardhshëm të Champions League, duke qenë se aktualisht verdhekuqtë, gjenden jashtë 4 vendeve të para në kampionatin italian. Trajneri ka deklaruar se nuk ka kohë për të humbur pasi duhet të arrihet me çdo kusht objektivi i klubit në kampionat.

“Në këtë ditë shumë të gjatë, kam folur me skuadrën, duke i kërkuar skuadrës përqendrim. Momenti është delikat, në 12 ditët e ardhshme do të luajmë të ardhmen, është mundësia për të rikthyer të luajmë në Champions League. Skuadra është e përgjegjshme, por disa janë të rinj dhe mund të mos jenë mësuar me presionin. I bëj thirrje tifozëve t’i qëndrojnë pranë skuadrës në momentet e vështira sepse në fund ata që vuajnë vërtetë janë sërish tifozët”, u shpreh Ranieri.