Mësoni 7 mënyra të thjeshta për të bërë një bisedë sa më interesante

492
Sigal

Shpesh e gjejmë veten në situata të sikletshme ku nuk dimë se çfarë të themi. Ajo çfarë na bllokon është fakti se nuk dimë të bëjmë pyetjet e duhura pa u dukur si të fiksuar apo të çuditshëm përball njerëzve. Ne ju shfaqim disa këshilla se si ju të filloni një bisedë me dikë dhe ta vazhdoni atë pa pasur frikë apo siklet sipas ‘Bright Side’:

1-Diskutoni për ambientin që ju rrethon. Kjo është një teknikë shumë efektive qe nuk ju lë asnjëherë në balt. Ju duhet thjesht të jeni të vëmendshëm për ambientin që ju rrethon dhe të gjeni objektin më të përshtatshëm për të nisur bisedën.

2-Bëjeni bashkëbiseduesin të ndihet mirë në praninë tuaj. Tregoni interes ndaj bashkëbiseduesit duke e lejuar atë të flasë i pari. Kjo do e bëjë të ndihet mirë dhe kështu biseda do vazhdojë.

3-Tregohuni të kujdesshëm kur pyesni diçka personale. Duhet të tregoheni të rezervuar në subjektin që ju hapni me bashkëbiseduesin dhe përpiquni të mos nxitoni me pyetjet personale.

4-Tregohuni të vëmendshëm ndaj detajeve. Janë detajet ato që bëjnë diferencën. Prandaj nëse bëni një pyetje si psh: “Cila ishte gjëja më e bukur që ju ndodhi sot?”, kjo pyetje sado e parëndësishme do e bënte bashkëbiseduesin të ndihej mirë. Gjithashtu shpërndan energji pozitive.

5-Humori është i rëndësishëm. Askush nuk mund t’i rezistojë një humori të bëre nga ju. Të gjithë duan të qeshin dhe kjo është mënyra e duhur se si ju të nisni një bisedë. Sigurisht në limitet e duhura.

6-Përdorni në bisedë një event kulturor. Të bisedoni për një koncert apo event arti do të ngjallte interes.

7-Kërkojini atyre një nder të vogël Jo të gjithë janë në dijeni të kësaj teknikë. T’i kërkoni nder dikujt do t’i jepte atyre dominancë edhe sikur për një sekondë. Si psh mund të bëni pyetjen “Ju lutem mund të ma jepni pak atë librin?