Këshillat e Dukeshës Meghan Markle po pushtojnë internetin

481
Sigal

ot, më 8 Mars Meghan Markle ishte pjesë e panelit të King’s Collage, në Londër ku u fol gjatë për gratë dhe çdo kauzë që lidhet me to. Nga i gjithë ky diskutim, çfarë do të mbahet mend gjatë janë thëniet e princeshës, të cilat aktualisht po pushtojnë Twitter-in dhe jo vetëm.

Meghan Markle foli për rëndësinë e zërit të gjithsecilit në lidhje me barazinë gjinore.

#1.“Nëse gjërat janë gabim dhe ka mungesë të theksuar drejtësie dhe pabarazie, dikush duhet të thotë diçka- dhe pse të mos jesh ti?”

Princesha tha gjithashtu se në rrjete sociale nuk mjafton thjesht lobimi për ndryshim.

#2.“Hashtaget nuk mjaftojnë.”- tha ajo duke shtuar se nuk e përdor kurrë Twitter-in por lexon çdo ditë The Economist.

Për Markle, është e rëndësishme që burrat të bëhen pjesë e lëvizjes feministe.

#3.“Ne duhet të jemi feministe globale dhe të përfshimë burrat dhe djemtë në këtë.”

Dukesha e Sussex-it, tha midis të tjerave se si bebushi po e trajton atë gjatë shtatzënisë.

#4.“Është e lezetshme, kam bërë shaka këto javët e fundit. Kam qenë duke parë një dokumentar në Netflix rreth feminizmit dhe një nga gjërat që ato thoshin për shtatzëninë ishte: “I ndjej shkelmimet embrionale të feminizmit.” E doja shumë këtë shprehje, prandaj çfarëdo që të jetë, djalë ose vajzë, uroj të jetë ky rasti”.