“Kishte gjak kudo dhe qelbej era alkool”: Parukieri i Ronaldos vritet me thikë në një hotel në Zyrih

607
Sigal

Është mister total mbi vrasjen e Ricardo Marques Ferreira, parukieri i shumë yjeve, mes të cilëve edhe Cristiano Ronaldo.

Portugezi nga Madeira, i njëjti qytet si sulmuesi i Juventus, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Zyrih, në një pellg gjaku, i goditur disa herë me thikë.

Alarmin e ka dhënë pastruesja, që ka hyrë në dhomë rreth orës 14 të së premtes e që e ka përshkruar “makabre” skenën që i doli para syve.

“Kishte gjak kudo dhe qelbej era alkool”, ka shtuar gruaja. Klientët e hotelit kishin njoftuar në recepsion edhe disa orë më parë për tu ankuar për zhurmat që vinin nga dhoma që Ferreira mbante prej një jave. Në skenën e krimit policia nuk ka gjetur thikën.

Sipas asaj që raportojnë mediat, është arrestuar një i dyshuar: një brazilian 39-vjecar.

Stilisti i flokëve jetonte në Zvicër prej dy vjetësh.