Kërkohet nga gjysma e Evropës, Fellaini ka “zgjedhur” Romën

124
E ardhmja e mesfushorit të Manchester United, Marouane Fellaini vazhdon të jetë në pikëpytje 
Kontrata e 30-vjeçarit me Unitedin skadon në qershor, dhe sipas mediave angleze nuk është arritur një marrëveshje për zgjatjen e saj. 
Kjo ka bërë që për shërbimet e tij të jetë një numër i madh klubesh, ku bien në sy ajo e skuadrave turke, Galatasaray dhe Besiktash. 
Përveç klubeve turke, mësohet se për shërbimet e tij është interesuar Monaco dhe PSG-ja, ndërkohë që sipasi “Corriere dello Sport” Fellaini do të preferonte të luante në Serie A , me Romën që është më pranë marrëveshjes me belgun.