Keqtrajtoi të dashurën, arrestohet lojtari i Atletico Madrid

554
Lucas Hernandez hyn në telashe. Mbrojtësi i Atletico Madrid u arrestua në orët e para të mëngjesit të së premtes, me akuzën për agresion ndaj të dashurës së tij.
Lajmi u konfirmua nga policia spanjolle, sipas së cilës, efektivë të xhandarmërisë kombëtare shkuan në banesën e futbollistit për ta vënë atë në pranga.
Një zëdhënës i policisë madrilene bën të ditur se Hernandez e dashura e tij kishte marrë plagë të lehta dhe mori ndihmën mjekësore. Futbollisti, i cili nuk bëri asnjë lloj rezistence në momentin e arrestimit, u dërgua në polici për t’u shfaqur më pas në sallën e gjyqit. 
Gjithsesi, duket se Hernandez do ta kalojë lehtë këtë histori, duke qenë se e dashura vendosi të mos ngrejë akuza kundër tij.
Sigal