Arsenali merr një fitore të rëndësishme në Premier League, Chelsea vijon të zhgënjejë

4
Sigal

Arsenali ka marrë një fitore me rezultat minimal ndaj Evertonit, por me rëndësi në Premier League, duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Trosard në minutën e 69′.

Nga ana tjetër Chelsea vijon të zhgënjejë në kampionatin anglez. Blutë e Londrës kanë dalë vetëm me 1 pikë pas barazimit pa gola me Bournemouth.

Në pesë javët e luajtura, ekipi i Poçetinos ka siguruar vetëm 5 pikë. Chelsea pozicionohet në vendin e 14-të ndërsa Bournemouth në vendin e 15-të.