Kokëdhima ndan kujtimet e bukura me Dritëro Agollin

577
Një mesazh i gjatë, me kujtime të bukura me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, është postuar edhe nga ish deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima. Ai kujton vizitën e fundit që ka bërë në familjen e Agollit ku ka diskutuar për çështje interesante, mes tyre edhe një ngjarja që ndodhi në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Statusi
O i pavdekshmi Dritëro!
Këto foto i kam kujtim nga vizita e fundit që bëra në shtëpinë e Dritëroit, në tetorin e vitit 2014. Bëmë shakara, kujtuam shumë ngjarje dhe njerëz, ndërsa zonjë Sadija na sajdisi me një raki shumë të mirë Përmeti. Dritëroi ishte i kthjellët, gëzonte shëndet të mirë, edhe pse i duhej të përdorte herë pas here tubat e oksigjenit. Ishte i dashur dhe i mençur, patriot e atdhetar si askush tjetër, një patrik i ndritur që i ndiqte me aq pasion e përkushtim të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, sportive e shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mbaj mend se diskutuam për politikën, për ngjarjet e fundit në stadiumin e Beogradit dhe për të majtën shqiptare.
Koha fluturoi dhe kur u ndamë e ftova në shtëpinë time. Shëndeti nuk ia krijoi mundësinë Dritëroit dhe ky mbeti takimi ynë i fundit. Ikja jote Dritëro është kaq e dhimbshme për të gjithë popullin tonë. Ne dhe brezat që vinë nuk do të harrojmë kurrë, i madhi Dritëro, do të takojmë në librat e tu, në fjalët që aq bukur ia kushtove popullit dhe Atdheut tënd, i shtrenjti Dritëro, në këshillat e urta e plot mençuri, në kujtimet aq të çmuara nga jeta jote, që shqiptarët do t’i përcjellin me dashuri nga brezi ne brez,
O i pavdekshmi Dritëro!
Të qoftë i lehtë dheu yt!
Sigal