Juventus bëhet “me krahë”, rikuperon 3 lojtarë të rëndësishëm

116

Pas fitores në “San Siro”, Juventusi është ngjitur në vendin e parë të renditjes, por lajmet e mira nuk përfundojnë këtu. Maurizio Sarri i është gëzuar rikthimit nga dëmtimi i Douglas Costa, Danilo dhe De Sciglio, të cilët janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë gati që në ndeshjen ndaj Bolognës.

Në këtë mënyrë trajneri do të ketë mundësinë që të bëjë ndryshime te mbrojtësit e krahut, pasi Alex Sandro dhe Cuadrado nuk kishin alternativa, ndërkohë që mund të kalohet sërish edhe në skemën 4-3-3.

Me 7 ndeshje brenda 23 ditëve, Juventusi do të ketë forca më të freskëta në skuadër. De Sciglio dhe Danilo do të ndezin motorët për t’u vendosur në dispozicion që në duelin e radhës në kampionat. Rikthimi më i rëndësishëm është ai i Douglas Costa, teksa pa të Sarri u detyrua që të kalonte te skema 4-3-1-2.

Ai ishte një nga futbollistët më në formë në vendosjen 4-3-3, dhe nuk përjashtohet mundësia që të rifitojë vendin në formacion, pasi ka dy armë të forta: Teknikë dhe shpejtësi.