RIO 2016, sport dhe dashuri

539
Olimpistja kineze mori të papriturën e jetës, kur i dashuri i saj, i cili, gjithashtu, konkuron në “Rio 2016”, i propozoi për martesë gjatë ceremonisë së marrjes së medaljes prej saj. He Zi, 25 vjeçe, mori medaljen e argjendtë për kërcimin në trampoline, në lartësi prej 3 metrash, në garat e së dielës, para se të pranojë një çmim edhe më të madh: një unazë martese. I dashuri dhe shoku i grupit olimpik kinez, Qin Kai, 30 vjeç, befasoi me një propozim martese, kur ajo u ngjit në podium, për medalje.
Krejt serioz, Qin Kai u ul poshtë, në gjunjë, dhe u shfaq duke folur gjerë e gjatë me të, përpara se të hapte një kuti të vogël. Qin Kai mori unazën dhe, pasi ajo i tha solemnisht “po” kërkesës për martesë, e rrëshqiti në gishtin e He Zi. Më tej e zgjati dorën e djathtë mbi sytë e saj dhe Qin Kai i prezantoi një trëndafil të kuq, të mbështjellë në xham. Turma brohoriste veprimin e tij. Zhytësit e tjerë ndalën të shikonin se çfarë ishte duke bërë një bashkëgarues i tyre dhe e përcollën gjithçka me habi.
Sigal