Milani në alarm, ndihmësi i Piolit rezulton i prekur nga koronavirusi

318
Sigal

Derbi i Milanos është planifikuar për më 17 tetor në orën 18:00, por çdo ditë e më shumë rritet rreziku I një shtyrjeje të mundshme, pasi të prekurit nga koronavirusi vijojnë të shtohen në të dy kampet.

Kështu aktualisht zikaltrit janë skuadra me plot 6 futbollistë të prekur nga koronavirusi, shifër kjo që edhe mund të rritet deri të shtunën, ndërsa edhe te kuqezinjtë së fundi ka rezultuar pozitiv edhe ndihmësi i Piolit, Daniele Bonera.

Ky i fundit kishte shfaqur disa simptoma të koronavirusit dhe iu nënshtrua menjëherë testimit, ku rezultoi pozitiv dhe u vendos menjëherë në izolim, ndërsa aktualisht te Milani të prekur janë edhe mbrojtësit Gabbia e Duarte.

Prekja e Bonerës ka shqetësuar jo pak kuqezinjtë, pasi ndihmës trajneri ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me futbollistët dhe pjesën tjetër të stafit, të cilët do t’i nënshtrohen menjëherë testimeve gjatë ditëve të ardhshme.

Aktualisht te Milani janë vënë në alarm, pasi nëse do të konfirmohen edhe të tjerë të prekur nga koronavirusi, rrezikohet seriozisht që derbi i të shtunës në mbrëmje të shtyhet.