Jonuz Hallaçi: Nuk ka surpriza me Egnatian, fokusin tek ndeshja me Skënderbeun

449
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” sekretari i Klubit të Futbollit të Kukësit, më shumë se ndeshja e Kupës, fokusi te java e katërt e Superiores
Sot Kukësi luan ndeshjet e dytë në Kupë ndaj Egnatias, si e keni vlerësuar këtë përballje?
Si një ndeshje të vështirë, jo vetëm se kemi një kundërshtar më inferior, por edhe për faktin se në takimin e parë në Rrogozhinë, jemi befasuar me atë skuadër agresive që kishte Egnatia.
Vlerësim apo mbivlerësim mbetet ky në të tilla situata?
Mbivlerësim nuk kemi për asnjë skuadër, por vlerësim e seriozitet kemi për çdo skuadër që ndeshemi. Madje të ashtuquajtura skuadra të vogla, ndonjëherë edhe të hapin punë, e këtu do të kujdesemi më shumë. Gjithsesi, kjo është në kuadër të vlerësimit të ndeshjes, sipas specifikës së Kupës.
Duke qenë se në takimin e parë keni humbur 0-1, mendoni ndonjë rezultat surprizë?
Absolutisht që jo. Kujdesi që do të tregojmë nuk është pjesë e ndonjë hamendësie se presim surpriza. Loja gjithçka mund të sjellë, por ne asnjëherë nuk e mendojmë ndonjë surprizë ndryshe nga synimi ynë, që është fitorja. Madje ne synojmë një fitore të pastër, për një kualifikim më të plotë në rezultat.
Kësisoj duket sikur edhe Kupën e keni në synimet tuaja të sezonit 2017-2018?
Kukësi ka vite, që kur debutoi për herë të parë në Kategorinë Superiore, dhe trofetë e sezonit i ka pasur pjesë të synimeve të tij. Edhe këtë herë, Kupa është pjesë e synimeve tona për këtë sezon, ndaj them se kalimi i Egnatias është një detyrim dhe jo nënvleftësim për kundërshtarin.
Kukësi sot do të hedhë në fushë formacionin më të mirë në këtë ndeshje?
Ndoshta po, por besoj se Milinkoviç do të bëjë edhe ndonjë ndryshim, gjithmonë për të parë më mirë ndonjë nga lojtarët që nuk ka pasur mundësi për më shumë minuta në ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon të ri.
Nga Kupa në Kampionat, jeni në “ethet” e ndeshjes së fundjavës në Kampionat me Skënderbeun?
Natyrisht që kjo javë më shumë vëmendjen e ka të përqendruar tek ndeshja me Skënderbeun. Jo për të nënvleftësuar Kupën dhe Egnatian si kundërshtar në këtë ndeshje të mërkurën (sot), por për të qenë realistë se diferencat janë të dukshme për këto takime.
Mund ta themi se, të mërkurën ju luani me Egnatian për Kupë, por gjithçka në lojë fokusohet për ndeshjen e javës së katërt në Superiore ndaj Skënderbeut?
Edhe nëse do të shprehem kështu, nuk besoj se do ta dal nga konteksti i ndeshjes me rrogozhinasit. Përpos rezultatit që ne e mendojmë vetëm kualifikimin tonë, në këtë përballje do të shikohet jo vetëm gjendje e skuadrës, por edhe ndonjë mangësi që e kemi pasur në takimet e kaluara do të shikohet me prioritet.
Gjithçka e thënë prej jush në këtë bisedë, e përforcon synimin që Kukësi ka në këtë sezon?
Patjetër që po, sepse një skuadër Kampione në fuqi, nuk mund të dalë nga synimet për titullin e kupën. Por, duke qenë se Skënderbeu afron një tjetër standard, dhe në Kampionat kërkohen sa më shumë pikë nga ndeshja në ndeshje, fokusi ynë mbetet tek dita e hënë. 
Kukësi ka vite, që kur debutoi për herë të parë në Kategorinë Superiore, dhe trofetë e sezonit i ka pasur pjesë të synimeve të tij. Edhe këtë herë, Kupa është pjesë e synimeve tona për këtë sezon, ndaj them se kalimi i Egnatias është një detyrim dhe jo nënvleftësim për kundërshtarin
KUPA E SHQIPËRISË
Grupi A/ Turi i parë
Takimet e kthimit
Sot, 27 shtator 2017 
Kukësi-Egnatia 14:00
(Takimi i parë 0-1)
Teuta-Tërbuni 15:30
(Takimi i parë 0-1)
Vllaznia-Kastrioti 15:30
(Takimi i parë 0-0)
Tirana-Besa 15:30 
(Takimi i parë 2-1)
Besëlidhja-Shënkolli 15:30
(Takimi i parë 2-0)
Erzeni-Burreli 15:30
(Takimi i parë 1-2)
Nesër, 28 shtator 2017 
Kamza-Iliria 13:00
(Takimi i parë 2-0)
Grupi B/ Turi i parë
Takimet e kthimit
Sot, 27 shtator 2017 
Partizani-Naftëtari 13:00
(Takimi i parë 6-2)
Luftëtari-Elbasani 15:30
(Takimi i parë 3-0)
Laçi-Sopoti 15:30
(Takimi i parë 12-0)
Korabi-Turbina 15:30
(Takimi i parë 2-3)
Lushnja-Apolonia 15:30
(Takimi i parë 1-1)
Bylis-Tomori 15:30
(Takimi i parë 3-0)
Pogradeci-Shkumbini 15:30
(Takimi i parë 2-0)
Flamurtari-Dinamo 15:30
(Takimi i parë 2-0)
Sigal