Ja 10 trajnerët më të mirë për vitin 2016, suprizon vendi i parë

463
Sigal

Diego Simeone është
trajneri më mirë për vitin 2016 sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe
Statistikave të Futbollit (IFFHS) e cila ka publikuar si çdo fundvit
klasifikimin e trajnerëve më të mirë në botë për klube.

Trajneri i Atleticos,
Diego Simone renditet në vendin e pare, pasi ka grumbulluar 113 pikë, duke lënë
pas trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane që ka marrë 108 pikë, me një
diferencë prej 5 pikësh. Vendin e tretë e mban trajneri i kampionit anglez të
Leicester Cityt, Claudio Ranieri që ka marrë 86 pikë.

Vlen të theksojmë së
trajneri argjentinas, Diego Simone nuk ka fituar asnjë trofe, por ka arritur
deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai është vlerësuar për ecurinë e tij me
një ekip pa shumë yje, gjë që ka influencuar në votimin e përfaqësuesve të 56
vende të ndryshme.

1 – Diego Simeone
(Atletico Madrid): 113 pikë
2 – Zinedine Zidane (Real Madrid): 108 pikë
3 – Claudio Ranieri (Leicester City): 86 pikë
4 – Pep Guardiola (Bayern Munich/FC Manchester City): 62 pikë
5 – Unai Emery (Sevilla/Paris SG): 38 pikë
6 – Luis Enrique (Barcelona): 24 pikë
7 – Jurgen Klopp (Liverpool): 16 pikë
8 – Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspur): 15 pikë
9 – Massimiliano Allegri (Juventus): 6 pikë
10 – Pitso Mosimane (Mamelodi Sundowns): 5 pikë