Italia bën gati planin, do të përdor VAR edhe për racizmin

435
Fußball, AC Florenz - SSC Neapel IPP20190824 Football - soccer: Serie A, AC Florenz - SSC Neapel, lâ€⠢arbitro Massa al VAR- (Verwendung nur in Deutschland - GERMANY ONLY) *** IPP20190824 Football soccer Serie A, AC Florence SSC Naples, lââ¬â ¢arbitro Massa al VAR Use only in Germany GERMANY ONLY PUBLICATIONxINxGERxONLY
Sigal

Italia ka vendosur t’i thotë mjaft fenomenit të racizmit dhe për këtë ka menduar një zgjidhje. Federata Italiane e Futbollit po shqyrton mundësinë për të aplikuar sistemin VAR edhe për koret raciste.

Presidenti Gabriele Gravina, nëpërmjet një komunikimi, u shpreh se nëse e gjitha kjo është një anomali, do të përdoret moviola për të identifikuar dhe ndëshkuar në kohë reale çdo individ që cenon të drejtat e futbollistëve dhe jo vetëm.

“Duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe nën një zë për të dëbuar racizmin nga kompeticionet tona”, ishte deklarata e numrit një të futbollit italian.