Sigal

Anglia e eliminoi Kolumbinë nga Kupa e Botës në Rusi pas penalltive dramatike të martën mbrëma, gjë që e ka lënë yllin James Rodriguez të pikëlluar.

Mesfushori i Byaern Munchen nuk u aktivizua mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në Moskë për shkak të dëmtimit.

Megjithatë, ai e ka përjetuar çdo moment të përballjes Kolumbi-Angli, përfshirë golin e jashtëzakonshëm të Yerry Minas, i cili në momentet e fundit të kohës shtesë e barazoi rezultatin në 1-1 për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Por, në fund, James u pa duke qarë si fëmijë i vetëm në stol, pas përfundimit të penalltive.

Image