Hidhet shorti për Champions League, ja ndeshjet

43
Short ferri për ekipet italiane në fazën e 1/8 të Champions League. Goglat kanë përcaktuar përballjet Roma-Real Madrid dhe Juventus-Bayern Mynih. 
Duele të forta ka përcaktuar shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ku edhe çiftet PSG-Chelsea dhe Arsenal-Barcelona premtojnë spektakël. Me fat ka qënë Manchester City që në këtë fazë do të ketë përballë ukrainasit e Dinamos së Kievit.
Edhe Atletiko Madrid ka “peshkuar” mirë pasi do të përballet me holandezët e PSV.
Përballjet e tjera janë Gent-Wolfsburg dhe Benfica-Zenit i Shën Petërburgut.