Sigal

Mediat italiane, njoftojnë se Milani do të largojë nga skuadra lojtarin turk, Hakan Çalhanoglu që në merkaton dimërore. Në listën e ekipeve që kërkojnë shërbimet e turkut janë si Lajpcig edhe Shalke. Gjithsesi këmbëngulja e Milanit për t’i marrë 15 milionë euro ndoshta mund t’i ulë palët për të gjetur të “mesmen e artë”. Paraqitja e dobët në këtë sezion për turkun kanë bërë që Milani ta nxjerri në shitje që në merkaton e janarit. Formën e dobët të mesfushorit e konfirmon edhe ajo që në këtë sezon Çalhanoglu goli e tij kundër Dudelanzh mbrëmjen e së enjtes për Europa League ishte i pari i sezonit. Çalhanoglun iu bashkua Milanit 18 muaj më parë për 22 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare, por largimi i tij në janar është një fakt i paevitueshëm.