FOTO/ Zbulohet topi zyrtar i Botërorit “Rusi 2018”, i ngjashëm me atë të 1974

807
Botërori është ajka e futbollit dhe çdo gjë që ka lidhje me të tërheq menjëherë vëmendje. E fundit është se për këtë kompeticion është zbuluar “topi” i cili me shumë gjasë do të gëzojë nëpër botë miliona sportdashës sa herë do të ndalojë në portë.
Versioni i këtij topi ka dalë të mërkurën online dhe është zbuluar nga “Footy Headlines”.
Fifa pritet ta shpallë zyrtarisht lajmin gjatë shortit që do të zhvillohet më 1 dhjetor në Moskë.
Topi është e sigurt që do të provokojë një ndjenjë nostalgjie për ata që mbajnë mend ndeshjet e Johann Cruyff dhe Franz Beckenbauer.
Adidas Telstar origjinal është përdorur në finalen e Kupës së Botës 1974, ku Cruyff dhe shokët e tij të ekipit mundën Gjermaninë.
topi
1974
Sigal