FLAMURTARI-KUKËSI/ Flet Shpëtim Duro: Ndeshja me Kukësin e rëndësishme, dënimin e Skënderbeut nuk e kam dashur

93
Flamurtari luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme, ku në fushën e tij do të presë Kukësin e vendit të dytë. Por, trajneri i skuadrës vlonjate, Shpëtim Duro, gjykon se nuk është vetëm Kukësi, por edhe tri ndeshjet me Skënderbeun, që vendosin fatet e sezonit. “Ndeshja me Kukësin është e rëndësishme, ashtu si dhe tri ndeshjet me Skënderbeun, njëra në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë. Pra, mendoj se janë këto katër ndeshje që vendosin shumë për fatet e sezonit. Ne do të mundohemi të bëjmë kthesën në këtë ndeshje, nuk duhet të shikojmë se çfarë bëjnë të tjerët, rivalët tanë, por të mendojmë vetëm për ndeshjet tona. Ndërsa për dënimin e Skënderbeut, mund të them se nuk e kam dashur kurrë, pasi e dëmton shumë futbollin shqiptar”.