Flamurtar pa gjak, vlonjatët thyen sërish

509
Sigal

FLAMURTARI-PETROLUL 1-3/ Skuadrat shqiptare i dhanë lamtumirën e parakohshme kompeticioneve europiane

Flamurtari humbi 3-1 me Petrolul Ploeishtein, duke pësuar humbjen e dytë me rumunët e duke i dhënë kështu lamtumirë Ligës së Europës. Vlonjatët u eliminuan me rezultatin e përgjithsëm 5-1, pasi dhe takimin e parë të luajtur në Rumani e kishin humbur 2-0.  Një ndeshje aspak dinjitoze për formacionin e Ernest Gjokës, pavarësisht se shënuan të parët me anë të shqiptarit nga Maqedonia, Nijaz Lena në minutën e 37-të. Petrolul, i udhëhequr nga kapiteni Adrian Mutu shënuan me anë të Filipe Teikseira (39’), Pablo (84’) dhe Priso (90’). Duke parë kronikën e ndeshjes, Bruno Telushi i kishte të gjitha mundësitë për të shënuar në minutën e 9-të, por në hyrje të zonës nuk veproni saktë dhe gjuan vetëm mbi traun e portës. Në të 25’, Muzaka dha një asist për Shehajn, i cili vepron gabim duke humbur një rast të pastër për gol. Dy minuta më pas, Kuqi në hyrje të zonës gjuan, por nuk arrin ta kalojë topin në rrjetë. Zhbllokimi vjen në minutën e 37-të kur është Telushi që harkon në zonë për Lenën, i cili gjuan me kokë dhe kalon vlonjatët në avantazh. Ëndërrojnë për pak sekonda të besuarit e Gjokës, pasi dy minuta më pas, në të 39’, ish-lojtari i Çelsit, Adrian Mutu, pasoi në brendësi të zonës për Tekseirën, me këtë të fundit që gjuan në kuadrat dhe barazon shifrat. Kështu përfundon pjesa e parë, e cila shuan pothuajse të gjitha shpresat e vlonjatëve për të kaluar më tej.

Pjesa e dytë. Zhgënjim nga minuta e parë e deri në atë të fundit pjesa e dytë për Flamurtarin. Në të 73’, Muzaka i afrohet portës, gjuan, por largon për një moment portieri. Topi shkon te Lena, i cili gjuan, por nuk gjen dot rrjetën. Në të 76’ Lena në brendësi të zonës, pason në ajër për Liccajn, i cili tenton roveshatën, por nuk e dërgon dot topin atje ku duhet. Vlonjatët pa ide dhe të shpërbërë pësojnë dy gola si me në fundin e ndeshjes, duke përsëritur thuajse të njëjtën skemë si ajo që ndodhi në Rumani, kur pësuan dy gola brenda tetë minutave: 76’ dhe 84’. Në të 84’, rumunët kalojnë në avantazh 2-1 me autor De Lukas . Gjashtë minuta më pas, në të 90’, Felipe Tekseira dha një asist për Priso, gjuan dhe gol, 1-3! Humbja e dytë me Petrolul dhe jashtë Ligës së Europës. Edhe pse besohej shumë në Vlorë, se Flamurtari do të bënte rezistencë e madje do të luftonte për kualifikim në turin e dytë, kuqezinjtë treguan shumë pak se dinë të luajnë një futboll cilësor. Gjithsesi, në turin e parë të Ligës së Europës, Flamurtari eliminoi gjeorgjianët e Sioni Bolnisi. Fitoi 3-2 në Gjeorgji dhe humbi 2-1 në Vlorë. Golin vendimtar të kualifikimit e shënoi Ardit Shehaj pesë minuta nga përfundimi i ndeshjes. Flamurtari e ka kaluar tri herë një tur, pikërisht në edicionin 1987-1988 (Kupa UEFA), në sezonin 2011-2012 (Liga e Europës) dhe në kompeticionin aktual (2014-2015). Në 29 ndeshje në Europë, Flamurtari ka regjistruar 6 fitore, 4 barazime e 19 humbje.

Asnjë ekip

 Pas eliminimit të Kukësit (në turin e parë të Ligës së Europës); Skënderbeut (në turin e dytë të Ligës së Kampioneve) u eliminuan edhe Laçi (humbi dje 2-1 në ndeshjen e dytë, pasi kishte humbur më parë 3-0 me Zorja Luhansk).

Liga e Europës

Turi i dytë eliminator

Ndeshja e kthimit, 24 korrik, Vlorë

Flamurtari– Petrolul P. 1-3 (0-2)

Goli: Lena 37ë/ Tekseira 39′, De Lukas 84′, Priso 90′

Formacionet

Flamurtari: I.Lika, Dagllas, Mici, Lena, Arbëri, Muzaka (Meto 86′), Telushi (Gërxho 62′), Kuqi, G.Lika, Zeqiri, Shehaj (Liçaj 67′). Trajner: Ernest Gjoka

Petrolul P.: Peçana, Alçenat, G.Alves, Gerson, Fançone (Beta 77′), Nepomuçeno (Priso 59′), Hoban, F.Teksera, De Lukas, Mutu, Tamuz (Albin 72′). Trajner: R.Luçesku

Gjyqtarë: Jan Valashek (Sllovaki)

FLAMURTARI KËTË SEZON

2014-2015/ Liga e Europës

Turi i parë

Sioni Bolnisi-Flamurtari 2-3

Flamurtari-Sioni Bolnisi 1-2

Kualifikohet Flamurtari me gola më shumë në fushën kundërshtare, pasi rezultati i dy ndeshjeve doli 4-4

Turi i dytë

Petrolul Pl.-Flamurtari 2-0

Flamurtari-Petrolul 1-3

Kualifikohet Petrolul me rezultatin e përgjithshëm 1-5

Tri humbje rresht në shtëpi

 Flamurtari i ka humbur tri ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Europës. Kështu, vlonjatët humbën 1-0 me Honvedin e Budapestit në sezonin 2012-2013, përpara se të humbitnin në Hungari me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dështuan 2-1 edhe ndaj Sioni Bolnisit gjatë edicionit aktual, por falë fitores 3-2 në transfertën e Gjeorgjisë u kualifikuan për më tej. E fundit është ajo me Petrolul Ploieshtin me rezultatin 3-1.

Laçit nuk i mjafton rezistenca

 Laçi humbi 2-1 me Zorja Luhansk në “Obolon Arena” të Kievit, humbje që pasoi atë 3-0 në Shqipëri me skaudrën ukrainase që kaloi në turin e tretë të Ligës së Europës. Kronika e ndeshjes paraqiti një Laç këmbëngulës dhe që diti te mbrohej shumë mirë nga presioni i fortë dhe loja e ashpër e vendasve. Golin e parë e Zorja e shënoi vetëm në minutën e 73-të me anë të Ignjatijeviçit pas goditjes nga këndi të ekzekutuar nga Ljuboneviçi. Valdan Nimani barazoi për Laçin në minutën e 85-të, por dy minuta më pas ishte Budkivisky që vulosi rezultatin 2-1. Gjithsesi, në paraitjen e tij të tretë në Europë, këtë sezon Laçi arriti të kalojë një tur, kur eliminoi në turin e parë eliminator sllovenët e Rudar Velenjës nga gjuajtja e penalltive, pas dy barazimeve 1-1.

Zoria L.–Laçi 2-1 (3-0)

Goli: Ignjatijeviç 73’, Budivskij 87’ / Nimani 85’

Formacionet

Zoria L.: Shevçenko, Vernidub, Ignjatjeviç, Jarmash, Grystaj (Bilju 65’), Çajkovski, Kamenjuka, Petriak (Karavajev 61’), Khomçenovskij, Lipartia (Ljubenoviç 46’), Budkivskiu. Trajner: Juri Vernidub

Laçi: Vujadinoviç, Çela (Sefgjini 68’), Sheta, Ofojen, Sefa, Vucaj, Nimani (Ndreca 90’+1’), Teqja, Zefi, Adeniji (Veliaj 90’+2), Buljan. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: Stavros Tritsonis (Greqi)

LAÇI NË EUROPË

Sezoni 2010-2011/ Liga e Europës

Laçi-Dnepër Mogilev 1-1, 1-7

Sezoni 2013-2014/ Liga e Europës

Laçi-Diferdanzh 1-2, 1-3

Sezoni 2014-2015/ Liga e Europës

Laçi-Rudar Velenje 1-1, 1-1 (3-2p)

Laçi-Zorja Luhansk 0-3, 1-2

Bilanci: 8 ndeshje, 0 fitore, 3 barazim, 5 humbje

Drejtori sportiv shqiptar dështoi në blerjen e Astorit, i cili kaloi te rivalët e Romës

 Tifozët e Lacios kontestojnë Igli Taren

 Ultrasit e Lacios kontestuan ashpër Igli Taren, i cili kryen prej pesë vitesh detyrën e drejtorit sportiv e përgjigjet për merkaton në klubin italian. Gjithçka erdhi, për shkak të rrëmbimit në momentin e fundit nga rivalët e Romës të objektivit Astori në merkato. Një çështje, ku një rol protagonisti edhe drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare, i cili sipas të përditshmes më të madhe sportive në Itali, “Gazzetta Dello Sport”, gjatë një takimi me tifozët e irrituar ju ka deklaruar atyre se është gati të japë dorëheqjen. Pas protestës së tifozëve për largimin e Astorit drejt Romës, Tare provoi të rihapte një tratativë që dukej se ishte mbyllur me mbrojtësin e Kaljarit që nxitonte të bëhej një lojtar i Romës. Sipas gazetës italiane, rreth orës 1:30 të mëngjesit, Igli Tare la hotelin ku ndodhej Lacio në Auronco për të shkuar në vendgrumbullimin e Kaljarit. Atje takoi drejtorin sportiv të klubit sard, Marocu, për të kuptuar nëse kishte ende vend për rihapjen e tratrativës me Kaljarin që kishte arritur akordin me Romën për ta transferuar me fanellën verdhekuqe Astorin. Pasi u kthye në mëngjes në Romë, Tare la të kuptohet se ende nuk ishte vendosur asgjë dhe Lacio shpresonte ende ta rifitonte mbrojtësin. “Me Kaljarin bëmë atë që duhej të bënim, tani i takon lojtarit të vendosë”. Më herët gjatë mesnatës, drejtorit sportiv te Lacios i ishte dashur të kryente një përballje paqësore me një grup tifozësh, rreth 50 të tillë që ishin grumbulluar para hotelit ku akomodohet Lacio. Tare kishte provuar ti qetësonte duke ju shpjeguar motivet e asaj që kishte ndodhur duke ju premtuar se pavarësisht se si shkon çështja Astori, Lacio do të përforcohet. “ Nëse deri në fund të merkatos gjërat nuk do të shkojnë mirë, atëherë do të jap dorëheqjen”, ka deklaruar ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, sipas “Gazzetta Dello Sport”, në fund të takimit. Klima gjithsesi mbetet e tensionuar te Lacio, pasi raportet mes pjesës më të madhe të tifozerisë dhe presidentit Lotito është në minimumin historik. Te Lacio luajnë tre lojtarë shqiptarë: dy portierët, Ertrit Berisha e Thomas Strakosha, si dhe mesfushori Lorik Cana.

Muça: “Kukësi lufton për titull”

 Trajneri ri i Kukësit, Shkëlqim Muça, pohoi për mediat se, objektivi madhor është fitimi i titullit kampion. Kukësianët kanë dz herë nënkampionë në dy pjesëmarrjet e tyre në Kategorinë Superiore, së pari me Armando Cungun (2012-2013) dhe më pas me Armando Cunung, Naxhi Shensojin e Sulejman Starovën (të tre drejtuan gjatë sezonit 2013-2014). Muça, i cili ka dalë katër herë kampion si trajner (3 me Tiranën, 1 me Dinamon), u kërkoi drejtuesve të klubit të bëjnë edhe një sforco të fundit për të afruar në skuadër të tjerë lojtarë cilësore. Klubi verilindor ka shpenzuar shumë edhe këtë sezon ky synimi mbetet titulli kampion.

Muça u shpreh se është i kënaqur me fazën përgatitore që po zhvillon ekipi në Ohër të Maqedonisë, por shtoi se është e nevojshme ardhja në skuadër e lojtarëve cilësorë. Tekniku pohoi se Kukësi duhet të bëjë maksimumin për shkak dhe të konkurrencës së fortë. Kukësi mori pjesë këtë sezon në Ligën e Europës, por u eliminua qysh në turin e parë nga kazakistanezët e Kairaty Almati, ndërkohë që një vit më parrë arriti deri në turin e katëet duke vendosur një rekord historik për një skuadrër shqiptare në Europë.