Argjentina ditën e djeshme u eliminua nga Franca dhe në këtë rast priten largime të shumta të lojtarëve, të cilët e kanë kaluar moshën dhe nuk kanë më freski në këmbët e tyre.

Largimi i radhës është mesfushori i Milanit, Lucas Biglia, i cili në një prononcim për mediat është shprehur se tashmë ka ardhur koha që t’i japë lamtumirën e fundit Kombëtares, pasi edhe mosha nuk i premton më, sepse në shpatulla numëron 33 vite.