“Djajtë” e Belgjikës vuajnë me Algjerinë

225

Asnjë minutë në këmbë për shqiptarin Adnan Januzajn, që duhet të presë sfidat e ardhshme

Edhe pse mendohej si një favorite dhe ndeshja parashikohej të ishte një shëtitje për Belgjikën, fitorja 2-1 ndaj Algjerisë u arrit me shumë vështirësi. Mesfushori Sofiane Feghouli shënoi i pari me penallti për algjerianët, ndërkohë që belgët e përmbysën rezultatin me golin Fellainin dhe Martens. “Djajtë e kuq” pas një pjesë të parë zhgënjyese arritën të përmbysnin avantazhin e algjerianëve falë cilësisë së lojtarëve të stolit, që ndryshuan rrjedhën e lojës pas minutës së 65-të. Ndeshja në “Estadio Mineirao” të Belo Horizontes nisi me ritëm të ulët, për faktin se skuadrat dëshironim më parë të njihnin lojën e njëra-tjetrës. Vetëm dy minuta pas këtij momenti mbrojtja belge gabon rëndë duke shkaktuar një 11-metërsh me Vertongen, i cili mbajti me duar në zonë mesfushorin e Valencias, Feguli që po bëhej gati të godiste pas një harkimi nga e majta. Ishte vetë 24-vjeçari që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, me Kurtua që nuk e gjeti krahun e topit. Pas 28 vjetësh, që nga Meksikë 1986, Algjeria shënoi golin e parë pas 6 ndeshje. Belgjika e shokuar nga goli i algjerianëve në rastin e parë që iu paraqit u mundua të reagonte, por tentativat e Vitsel, Vertonghen dhe Çadli ishin shumë pak për të barazuar shifrat në pjesën e parë. Vilmots e nisi me një ndryshim fraksionin e dytë, teksa në vend të Çadli hodhi në fushë Mertens, prania e të cilit shkaktonte panik në mbrojtjen e Algjerisë. Në të 57 Vilmost bëri lëvizjen e dytë në vend të Lukakut aktivizoi Origi për t’i dhënë më shumë dinamikë lojës sulmuese, ndërsa në të 65 kreu edhe lëvizjen e fundit me Fellaini që zëvendësoi Dembele. Pikërisht një minutë pas ndërrimit te tretë, Origi dështoi të vinte baraspeshën përballë Rais Mbohli, që iu desh të ndërhynte me këmbë për të shmangur golin. Mirëpo portieri algjerian nuk mund të bënte asgjë në të 70, kur Felaini e dërgoi në rrjetë me një goditje të bukur me kokë pas krosimit të De Bruine. 10 minuta më pas një kundërsulm i shpejtë i belgëve përmbyllet me gol nga Mertens, që u asistua nga Hazard. Edhe në këtë rast ishte një lojtar i ardhur nga stoli që ndëshkoi Algjerinë duke i dhënë të drejtë trajnerit Ëilmots për zëvendësimet e kryera që në fillim të pjesës së dytë. Të çliruar tashmë psikologjikisht të besuarit e Vilmots për pak shënuan golin e tretë me Fellaini, (84) goditja e të cilit u devijua me vështirësi mbi tra nga Mbolhi. Belgjka fitoi 2-1 me Algjerinë, por nuk bindi.

Januzaj në stol

 Asnjë minutë në këmbë për Adnan Januzajn, që duhet të presë sfidat e ardhshme për të qenë protagonist në fushën e blertë me Belgjikën në këtë Botëror.

Meksika ndal Brazilin

 Nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola sfida mes Brazilit dhe Meksikës. “Seleçao” dëshmoi dhe njëherë se nuk është në formë maksimale, duke humbur shumë raste.

 Tre parashikimet e ndeshjeve të sotme

 Kompanitë më të mëdha të basteve parashikojnë fitoret e Holandës ndaj Australisë, Spanjës me Kilin dhe Kroacisë me Kamerunin. Kështu, fitorja e Holandës ndaj Australisë parashikohet me koeficientin 1,20 kundrejt 14,22 të australianëve (barazimi 6,69). Fitorja e Spanjës ndaj Kilit është parashikuar me një koeficient mjaft të ulët 1,56 kundrejt 5,72 të kilianëve. Edhe fitorja e Kroacisë ndaj Kamerunit është e “prekshme”. Kështu, fitorja e kroatëve është kuotuar me 1,57 kundrejt 6,12 të kamerunasve. Barazimi është 3,94.

Parashikimet e basteve 1X2

Australi-Holandë       14.22     6.69       1.20

Spanjë-Kili         1.56       4.25       5.72

Kamerun-Kroaci        6.12       3.94       1.57

Parashikimet e “Telegraf”

18:00 Australi-Holandë   (fiton Holanda)

21:00     Spanjë-Kili        (fiton Spanja)

24:00     Kamerun-Kroaci              (barazim)

 

Mehmedi: “Goli për të gjithë shqiptarët”

 Goli i parë shqiptar në një Botëror mban firmën e Admir Mehmedit, edhe pse në terma statistikore, rrjeta kundër Ekuadorit regjistrohet për kombëtaren e Zvicrës. Në momentin që sulmuesi mësoi se ishte i pari futbollist shqiptar që shënon në një Botëror, emocionet që e përshkuan ishin të pakrahasueshme. Këtë e konfirmon vetë lojtari i kombëtares helvete që ka dhënë një intervistë për gazetën “Koha Ditore” ku thekson se në Brazil ai përfaqëson shqiptarët e gjithë botës. “Jam shumë i lumtur nga përkrahja që kemi nga gjithë shqiptarët anembanë botës. Goli pati vlerë historike edhe për shqiptarët, pasi unë jam shqiptari i parë që shënoj gol në kampionat Botëror. Është gol special për mua”, thekson 23-vjeçari. Admir Mehmedin shënoi me kokë në përballjen e parë ndaj Ekuadorit, duke i hapur rrugën suksesit të Kombëtares zvicerane që e nisi ndeshjen ndaj Ekuadorit në disavantazh.

12 golat e shënuar harkun e 60 sekondave të para në finalet e Botërorëve

 Dempsi, 32 sekonda… e gol

  Me golin e shënuar pas vetëm 32 sekondash në fitoren 2-1 të Shteteve të Bashkuara ndaj Ganës, amerikani Klint Dempsi, u bë futbollisti i 5-të me golin më të shpejtë në historinë e finaleve të Kampionateve Botërore. Dempsej është autori i golit më të shpejt në këtë botëror, duke shënuar ende pa u mbyllur minuta e parë, falë një inkursioni personal në krahun e majtë të sulmit.

Sipas gazetarit Enver Tonuzi, tepër i pasionuar pas statistikave, është turku Hasan Shukur ai që ka shënuar golin më të shpejtë në Finalet e Kupës së Botës, pikërisht pas vetëm 11 sekondash lojë në ndeshjen Koreja e Jugut-Turqi 2-3 (29 qershor 2002/ Botërori Japoni-Kore). Janë 12 futbollistë që kanë shënuar goal në harkun e 60 sekondave të para.

11” Hakan Sukur (Turqi)

Koreja e Jugut-Turqi 2-3

(29.06.2002)

16” Vaclav Masek (Çeki)

Meksikë-Çekosllvaki 3-1

(07.06.1962)

25” Ernst Lehner (Gjermani)

Gjermani-Austri 3-2

(07.06.1934)

27” Brajan Robson (Angli)

Angli-Francë 3-1

(16.06.1982)

32” Klint Dempsei (SHBA)

SHBA-Ganë 2-1

(06.16.2014)

35” Emil Veinant (Francë)

Francë-Belgjikë 3-1

(05.06.1938)

35” Arne Nyberg (Suedi)

Hungari-Suedi 5-1

(16.06.1938)

37” Bernard Lakomb (Francë)

Itali-Francë 2-1

(02.06.1978)

50” Florian Albert (Hungari)

Hungari-Bullgari 6-1

(03.06.1962)

50’ Adalbert Desu (Rumani)

Romani-Peru 3-1

(14.07.1930)

53” Celso Ayala PAR

Paraguai-Nigeri 3-1

(24.06.1998)

59” Park Seung-jin (Koreja V.)

Portugali-Koreja e Veriut 5-3

(23.07.1966)

Pornostarja premton 16 orë seks falas për fitoren

 Premtimi i Marlen Dollit për 16 orë seks falas në rast të fitoreje të Kilit ndaj Spanjës ka bërë xhiron e botës. Producentja kiliane e filmave pornografike ka premtuar përmes një “cicërime” në Twitter se, për çdo fitore të Kombëtares së vendit të saj në Botëror do të ofrojë seks falas për klientët e saj. “Unë ju premtoj juve 16 orë seks, nëse fiton Kili”, – shkruajti Doll në llogarinë e saj në “Twitter” ku ajo ka për momentin 67 mijë ndjekës. Sot, Kili do të luajë ndeshjen e dytë në grup kundër Kampiones të Botës, Spanjës. Gjatë fitores 3-1 të Kilit me Australinë, të premten e kaluar, producentja u filmave pornografike u kishte premtuar fansave të saj tetë orë seks falas. Një ditë pas fitores 3-1, Doll e mbajti fjalën, por për disa miq të ngushtë të saj “maratona e seksit” zgjati edhe katër orë më shumë. Mesazhi i Marlenës u përshëndet nxehtësisht nga tifozët kilianë.

  Shihnin ndeshjet në TV, vdesin tre tifozë

 Tre tifozë futbolli kinezë kanë gjetur vdekjen, për shkak të qëndrimi të gjatë para televizorit apo për shkak të infarktit. Sipas mediave kineze, një 25-vjeçar nga qyteti i Suzhout (Kina lindore) u gjet i vdekur para kompjuterit të tij, pasi ai kishte ndjekur ndeshjen Kili-Australi. Mjekët e konsideruan vdekjen, për shkak të pagjumësisë ekstreme. Në Shangai, një 39-vjeçar gjeti vdekjen në ditën e tretë të Botërorit, në natën e ndeshjes Uruguai-Kosta Rika pas një infarkti, të shkaktuar nga tensioni i lartë. Lajmin e bëri të ditur gazeta “Donfang Zaobao”. Pas fitores Holandës kundër Spanjës vdiq në Shenyang (Kina Verilindore) një ish-futbollist pas një ataku kardiak, raportoi gazeta “Shenyang Uanbao”. Për shkak të ndryshimit të orës, e cila është 11 orë para me atë të Brazilit, ndeshjet në Kinë bien në mesnatë, në orën tre apo gjashtë. Ashtu si në Kampionatet Botërore të viteve 2006 dhe 2010, mediat kineze raportojnë një rritje të pacienteve në spitale.