Dështon kalimi i Mensah te Tirana, tifozët e kuq kthejnë situatën

383
Sigal

Lajmi se ganezi Emanuel Mensah do të firmoste te Tirana, ka shkaktuar shumë zhurmë në ambientin e kuq. Tifozët kanë nxituar të sulmojnë klubin e Partizanit për këtë largim të një lojtari cilësor e aq më tepër te rivali i tyre më i madh. Kjo ka bërë që të hidhet në erë transferimi i Emanuel Menseh te bardheblutë.

Kujtojmë se ganezi dhe Tirana kishin mbyllur çdo detaj mes tyre, ndërsa pritej vetëm njoftimi zyrtar i bardhebluve pasi Mensah të ishte pajisur nga klubi i kuq me lejekalimin, situatë që pritej të ndodhte vetëm ditën e nesërme, por reagimi i tifozëve të Partizanit ka qenë vendimtar dhe mesfushori ganez me tipare sulmuese do ta mbyllë sezonin te pjesa e kuqe e kryeqytetit.