Kukësi dhe Partizani bëjnë goleadë, Tirana “rrëshqet” në Durrës

459
Java e fundit e fazës së tretë padyshim që ishte pothuaj vendimtare për disa nga ekipet që rivalizojnë për titull, ku padyshim Kukësi kishte ndoshta ndeshjen më të vështirë dhe të koklavitur, ku dje priti në shtëpi Flamurtarin por, ashtu siç jemi mësuar ta shohim kohët e fundit skuadrën vlonjate, ishte një ekip i shkatërruar, me pamundësi reagimi. Nga ana tjetër, Laçi vazhdon ngjitjen për në “qiellin e shtatë” ku fitorja e djeshme ishte e shtata në Superligë, rresht, e nëse fusim edhe ndeshjen e Kupës ekipi kurbinas ka plot 8 ndeshje që merr vetëm fitore, e sigurisht që ky është një rezultat tejet pozitiv për ekipin. Fitore erdhi edhe për 
Kukësi “mbyt” Flamurtarin, Pejiç rikthehet me gola
Ndeshja e djeshme për Kukësin ishte padyshim “shërimi” më i mirë pas asaj humbjeje ndaj Tiranës, duke arritur kështu të mundin një ekip si Flamurtari që është e vështirë për ta mundur, ose më saktë ishte e vështirë, pasi javët e fundit kanë treguar se ekipi është “pre” e lehtë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri ndaj kundërshtarit. Të besuarit e Shaqirit dhanë një performancë të shkëlqyer dje, duke shënuar kështu plot katër herë në portën e ekipit mik, edhe pse golat u shënuan të gjithë vetëm në pjesën e dytë, pjesë që në fakt foli vetëm për Kukësin, pasi vlonjatët ishin pothuaj inekzistentë. 
Laçi-Apolonia, kurbinasit kalojnë edhe Fierin 
Një fitore e lehtë dhe e vyer e Laçit, që kështu kalon edhe Apoloninë për të arritur fitoren e shtatë radhazi në Superligë, duke qenë padyshim skuadra më e qëndrueshme dhe më e fortë e kësaj faze të tretë, ku edhe mbyllja ishte me një saktësi të admirueshme.
Partizani mund Elbasanin, gjen fitoren pas disavantazhit 
Fitorja e radhës ka ardhur për Partizanin që luajtën dje ndaj Elbasanit, në një ndeshje që nuk ka qenë edhe aq e lehtë sa e tregon rezultati, pasi ishin miqtë ata që shënuan të parët, duke arritur kështu të vënë nën presion vendasit, e sigurisht që ai gol nuk pati edhe ndonjë vlerë të madhe pasi Partizani arriti që të shënonte plot 4 gola, duke e dërrmuar në tërësi skuadrën elbasanase. Kjo fitore i jep garanci Partizanit që fiton falë edhe barazimit të Tiranës ndaj Teutës.
Tirana “rrëshqet” në Durrës, barazon me Teutën
Një ndeshje aspak e mirë për Tiranën që pas derbit të humbur nuk shkuan më shumë sesa një barazim me Teutën, duke e komplikuar përsëri edhe më shumë situatën e tyre për titull. Ky barazim 
Rezultatet e javës së 27-të
15.03.2015
Skënderbeu 3-1 Vllaznia
16.03.2015
Kukësi 4-0 Flamurtari
Laçi 2-0 Apolonia
Partizani 4-1 Elbasani
Teuta 0-0 Tirana
Renditja
1 Skënderbeu 
27 17 6 4 57
2 Kukësi
27 17 4 6 55
3 Partizani 
27 16 5 6 53
4 Tirana
27 15 6 6 51
5 Laçi
27 14 8 5 50
6 Flamurtari 
27 9 7 11 34
7 Vllaznia 
27 10 3 14 30
8 Teuta 27 6 2 19 20
9 Apolonia 
27 4 4 19 16
10 Elbasani
27 4 1 22 13
Sigal