Turi i parë i Kupës së Shqipërisë, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

147
Sigal

Të dielën luhet vetëm një sfidë, por ajo do të jetë një përballje shumë e fortë mes Besëlidhjes dhe Apolonisë, të dy skuadra të cilat duan të ecin sa më shumë në këtë turne.

Më pas, të hënën luhen 4 ndeshje nga Grupi A dhe 4 ndeshje nga Grupi B, kurse sfidat e mbetura do të luhen të mërkurën.

Një prej tyre do të ketë një vëmendje të veçantë, pasi për herë të parë skuadra e Partizanit do të luajë në stadiumin e vet një ndeshje si pritëse.

Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen më 12 tetor.

KUPA E SHQIPËRISË

GRUPI A
26 shtator
Flamurtari-Vllaznia 15:00
Pogradeci-Bylis 15:00
Kastrioti-Vora 15:00 (në Fushë-Krujë)
Besa-Korabi 15:00 (aneksi në Kavajë)
28 shtator
Veleçiku-Tirana 15:00
Partizani-Oriku 15:00 (stadiumi “Partizani”)
Butrinti-Dinamo 15:00
Lushnja-Tërbuni 15:00

GRUPI B

25 shtator
Besëlidhja-Apolonia 15:00
26 shtator
Devolli-Laçi 15:00
Labëria-Kukësi 15:00
Luzi 2008-Teuta 15:00 (në Shijak)
Turbina-Erzeni 15:00
28 shtator
Shkumbini-Egnatia 15:00
Maliqi-Skënderbeu 15:00
Burreli-Tomori 15:00