Sigal

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të startojë pas pak minutash në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Të dy teknikët e skuadrave kanë bërë publik edhe formacionin se si do të rreshtohen të  dyja skuadrat, ndërsa nuk mungojnë as surprizat.  Surpriza më e madhe është startimi i portierit, Alban Hoxha, i cili disa ditë më parë u ndalua teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur, por më pas u la i lirë nga policia.

Kapiteni i Partizanit nuk do të jetë Alban Hoxha, por kësaj here peshën e tij do ta mbajë futbollisti Belica. Trajneri i Tiranës Ardian Mema ka hedhur nga minuta e parë Grent Halilin, i cili do të zëvendësojë kështu Bedri Grecën, i cili mungon për shkak të kartonëve.

Ky derbi është paksa i çuditshëm, pasi diferenca e pikëve është plot 20 teksa Partizani sheh në krye të renditjes me 31 pikë kundrejt Tiranës me 11 të tilla.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. trajner, Skënder Gega.

Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka, Mauexhe, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu, trajneri Ardian Mema.