De Jong “kërcënon” Juven: Edhe Reali ishte favorite, kemi shanse

121

Frenkie de Jong beson se Ajax mund të bëjë surprizën edhe ndaj Juventusit. Mesfushori ndihmoi Ajaxin që të siguronte një biletë për në çerekfinale pasi mposhtën merengues 4-1 sfidën e kthimit, ndërkohë që nga vera do të fillojë aventurën e re te Barcelona.

“Juventus është një nga ekipet më të forta që mund të na rezervonte shorti. I pashë në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Atleticos dhe luajtën shumë mirë. Kur unë isha 10 apo 12 vjeç, Ronaldo ishte një nga futbollistët më të mirë në botë. Do të jetë bukur që tani të përballem me të realisht.

Juventus mund të jetë favorit, por e njëjta gjë ishte edhe me Realin. Unë mendoj se kemi shanse”, deklaroi De Jong për faqen zyrtare të UEFA-s.