De Biazi konfirmon tërheqjen e Canës

72
Trajneri i kombëtares sonë, Xhani de Biazi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen miqësore me Marokun dhe në ndeshjen e parë kualifikuese me Maqedoninë. Gjithashtu ai prezantoi edhe mjekun e ri të kombëtares. Ai bëri me dije se Cana nuk është grumbulluar, pasi ai është tërhequr. Kapiteni i skuadrës do të caktohet ditët në vijim.
“Desha të rikujtoj se në këtë ndeshje nuk do të jetë Lorik Cana, i cili ka vendosur të largohet nga kombëtarja. Dua ta falendroj për kontributin e madh që ka dhënë. Grupi jonë është shumë i vështirë pasi kemi Itali, Spanjë, Izrael që janë skuadra shumë të forta. Por edhe me Maqedoninë duhet ta vlerësojmë pasi duhet të japim 101% të mundësive tona. Që nga ky çast duhet të shtrydhim trurin mirë për të krijuar skuadrën e re. Duhet të harrojmë pjesën e kampionatit europian që me entuziazëm dhe forcën e grupit arritëm atë rezultat”, tha De Biazi.