Temperatura të larta edhe në ditët në vijim

537
Deri në fund të gushtit, temperaturat do të jenë të larta, duke mos ndikuar në këtë mënyrë në pushimet e fundit të plazhistëve të shumtë. Ditët e fundit të gushtit do të jenë me mot të kthjellët e temperatura të larta. Me të njëjtin mot nis edhe muaji shtator. Deri në fund të javës termometri do të shënojë mes 34 dhe 36 gradëve. Vetëm javën e ardhshme temperaturat do të ulen poshtë 30 gradëve. Temperaturat minimale do të jenë rreth 18 dhe 20 gradë celcius për këtë javë.
Sigal