DETAJE/ “Një ekzekutim i tillë nuk ishte parë prej shumë kohësh”, vëllezërit Haxhia u qëlluan nga një “Toyota” gri. Dje sapo kishin rihapur biznesin, 40 të shoqëruar

382
Sigal

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia ditën e djeshme që tronditi jo vetëm Durrësin.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar, por targa nuk është fiksuar. Policia e Durrësit po heton intensivisht vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe VIktor Haxhia me origjinë nga Puka por me banim në Durrës.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë gjatë rrugës, nga ku është zbuluar makina e vëllezërve Haxhia është qëlluar nga dy persona ku janë derdhur dhjetëra plumba kallashnikovi. Makina është bërë shoshë në pjesën para, anën e pasagjerit dhe në anën e pasme.

Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa “një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh”.

Janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

Vëllezërit Haxhia kanë një pikë Exchange dhe dërgesash të parave, makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Dje ata sapo kishin rihapur edhe aktivitetet e biznesit.