DETAJE/ Krim në mes të Tiranës, dy persona futen në një Fast Food dhe godasin disa herë me thikë të riun

378
Sigal

Panik në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Dy persona kanë hyrë në ambientet e brendshme të një Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri” në kryeqytet dhe kanë goditur disa herë me thikë një të ri, duke e lënë të gjakosur.

Policia bën me dije se pas njoftimit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë ndalimin e dy autoreve, për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas policisë, shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe çoi ne pranga dy autoret.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi.

Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.