Biznesi nuk ka fuqi punëtore: Po ikin të gjithë, Shqipëria ju ka bërë si tokë e djegur

453
Sigal

Plagën e vjetër të mungesës së fuqisë punëtore tek bizneset e ka thelluar edhe më tej tërmeti.

Një fakt të tillë e pranon dhe pronari i një biznesi fasonerie i cili për Temporan thotë se të gjithë po ikin.

Qytetari: Problemi është punëtori. Ka një problem se po ikin të gjithë. Është sëmundje, është bërë sëmundje, zakon. Shqipëria është bërë si tokë e djegur.

Më vjen shumë keq. Unë jam 65 vjeç dhe dua të jetoj këtu me gjithë fëmijët e mi. Ja kam krijuar të mirat materiale por kur nuk duan të rrinë as fëmijët e mi këtu, po ata që s’kanë të mira materiale?

Në përgjithësi këto 4-5 vitet e fundit që ka ardhur ky në pushtet ka ardhur gjithmonë në degradim. Nga tërmeti janë larguar 20 punëtorë. Nuk punuam një javë.

Unë kam ngelur prapa me prodhimin. Kam lidhur kontratë me italianin jam i detyruar ta zbatoj atë se përndryshe më penalizon.

Shteti nuk të jep asnjë ndihmë. Do çojmë punë jashtë fabrike nëpër subjekte të tjera që të kompesojmë.

Ka subjekte që nuk kanë punë. Ka kosto financiare ka. Nuk kam bërë përllogaritje sepse tani ka filluar kjo po ne tani po mbijetojmë.

Apeli im i vetëm është që të gjithë të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria. Ndërsa për qeverinë nuk mund të flas, ata dihen se kush janë.

Janë fëmijët e baballarëve të tyre. Ata janë më të poshtër se baballarët e tyre sepse ata nuk kanë pasur opozitë, po këta janë më të sofistikuar.