Përplasen dy makina në Elbasan, pas aksidentit shoferët… (VIDEO)

253
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “11 nëntori”.

Sipas informacioneve të para, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia si dhe ngrica në rrugët e kësaj lagjeje.

Një makinë tip “Fiat” dhe një mjet tip “Benz” mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe pas aksidentit shoferët e makinave janë përplasur fizikisht.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.