Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

535
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, publikon videon me fakte dhe argumente. Prokuroria ka provat për të vepruar ndaj Dvoranit. Sot, në orën 10.00, kreu i KED-së merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. PS ndryshon Kushtetutën, i jep kompetenca Kuvendit

Presidenti i Republikës Ilir Meta publikon vidion me fakte dhe argumenta

Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta ka publikuar videon e parë të paralajmëruar prej tij për të treguar të gjitha shkeljet e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, në skemën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca. Në fillim të videos tregohet mënyra e përcaktuar nga Kushtetuta për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe roli i KED-së në këtë proces. ‘Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. 3 prej tyre zgjidhen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Kushteta përcakton që Preisdenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë zgjedhin kandidatët njëri pas tjetrit. Vakancën e parë e cakton Presidenti, të dytën Kuvendi dhe të tretën Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese u zbraz sepse një pjesë e tyre mbaruan mandatin dhe pjesa tjetër nuk kaloi vetingun. Por arsyeja kryesore të mosngritjes është bllokimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për dy vite me qëllim që në krye të tij të vinte Ardian Dvorani. KED është një organ Kolegjial që ka për detyrë nga ana administrative të ndihmojë Presidentin, Kuvendin  dhe Gjykakën e Lartë të zgjedhin anëtarë e Gjykatës Kushtetuese të Zgjedhin vakancat e tyre sipas radhës kushtetuese dhe kritereve që dikton qartë Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese. Më tej, në material shpjegohet arsyeja sipas Presidentit e bllokimit të ngritjes së KED-së nga ana e mazhorancës në vitet 2017-2018. Sipas kreut të shtetit Ilir Meta shkak për këtë ishte emërimi i Ardian Dvoranit në krye të këtij institucioni. Më tej shpjegohet shkelja e Kushtetutës dhe e ligjit nga ana e Dvoranit në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe mungesa e transparencës prej tij.

-Justifikimi i mazhorancës për bllokimin e KED-së në vitet 2017 e 2018 ishte se anëtarët e KED-së nuk kishin kaluar procesin e vettingut. Por me zgjedhjen e Dvoranit, vettingu nuk ishte më kusht. Nga 15 janari 2019, Dvorani nuk ka publikuar në kundërshtim me ligjin 32 mbledhje të KED-së. Avokatit të Popullit në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në momentin më kyç të vendimmarrjes të KED-së. Vetëm në mungesë të transparencës së plotë, Dvorani, mund të manipulonte procesin e skualifikimit të padrejtë të disa kandidatëve. Nga 37 kandidatë, Dvorani ia doli në kundërshtim me ligjin të lerë në garë vetëm 6 kandidatë për 4 vakanca, duke e kthyer procesin kushtetues e ligjor të zgjedhjes në një proces të detyruar emërimi. Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që për çdo vakancë të ketë 3 emra të ndryshëm. KED më 21 shtator miratoi renditjen e 6 kandidaturave për të 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese sipas radhës së mposhtme.

Presidenti 1: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi, Regleta Panajoti

Kuvendi 2: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi

Presidenti 3: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari

Kuvendi 4: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska

Siç shihet qartë ku është konkurrim fiktiv për të imponuar emërimin e kandidatëve të paracaktuar. Por shkelja më flagrante e Kushtetutës dhe ligjit nga Dvorani është loja personale e tij me shkeljen e afateve dhe mos respektimin e radhës kushtetuese. Më 21 shtator 2019 miratohet nga KED renditja e kandidatëve për secilën vakancë sipas kësaj radhe:

1 – President

2 – Kuvend

3 – President

4 – Kuvend

Më 22 shtator publikohen në faqen e Gjykatës së Lartë vendimet e KED-së për renditjen e kandidatëve sipas së njëjtës radhë.

1 – President

2 – Kuvend

3 – President

4 – Kuvend

Më 8 tetor 2019, Dvorani vetëm me iniciativën e tij i dërgoi Presidentit listat e kandidatëve e dy vakancave njëherazi.

President 1 e President 3.

Vetëm 6 ditë më vonë, 14 tetor 2019 pas shkresës zyrtare të presidentit drejtuar Dvoranit, ai ia nisi njëherazi edhe Kuvendit dy vakancat.

Kuvend  e Kuvend 4.’

Në fund, shpjegohen arsyet e Dvoranit për shkeljet e bëra të cilat, thekson institucioni i presidentit u bënë për të vendosur në Gjykatën Kushtetuese kandidaten e paracaktuar, Arta Vorpsi duke i dhënë mazhorancës një anëtar më shumë që prish balancat e institucionit. Videoja mbyllet me dy akuzat për të cilat është paditur kreu i KED-së, Ardian Dvorani. Çfarë synoi me dashje Dvorani me këtë vonesë 6-ditore të dërgimit të listave misis Presidentit dhe Kuvendit? Kushtetuta e ndalon Presidentin të bëjë dy emërime njëherazi. Kushtetuta për Kuvendin dhe ligji për Presidentin e bëjnë të qartë se: për çdo vakancë afati i emërimit për çdo përzgjedhje është 30 ditë. Përse Dvorani nuk i përcolli në një ditë listat e kandidatëvce për të 4 vakancat; 2 të Presidentit e 2 të Kuvendit?  Sepse Presidenti ashtu siç ndodhi do emëronte menjëherë gjyqtarin e parë kushtetues. Kjo do të evidentonte qartë mungesën e vullnetit politik të Kuvendit për të respektuar radhën dhe afatin e tij kushtetues, siç ndodhi. Nënvizojmë se për Kuvendin afati 30-ditor urdhërohet direkt nga Kushtetuta. Ndërsa për Presidentin afati evidentohet vetëm në ligj. Afati ligjor për presidentin jo vetëm që s’mund të përmbysë detyrimin e qartë kushtetues të radhës së emërimit, por afati fillon vetëm kur nuk ekzistojnë më pengesa kushtetuese dhe ligjore. Presidenti, në shkresat e tij zyrtare të datës 31 gusht 2019 dhe 10 tetor 2019 dhe 5 nëntor 2019 i ka kërkuar Dvoranit të respektojë radhën që përcakton Kushtetuta dhe ligji për të evituar përplasjen midis institucioneve, ku për më shumë bëhej fjalë për pothuajse për të njëjtët emra që konkurronin për të 4 vakancat.  Qëllimi i pastër i kësaj skeme të Dvoranit ishte t’i jepte mazhorancës në mënyrë të paligjshme një anëtar më shumë për të prishur balancat në Gjykatën Kushtetuese, duke vetëshallur në kundërshtim me Kushtetutën kandidaturën e paracaktuar të Arta Vorpsit.  Në funksion të këtij qëllimi, Dvorani nxorri me iniciativën e tij personale dhge antiligjore emrin e saj në Fletoren Zyrtare më 9 nëntor 2019. Kjo kandidate shokoi mbarë oinionin publik duke kërkuar të legalizojë betimin e saj fiktiv tek noterja, ndërkohë që Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë se betimi i çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetë përpara Presidentit të Republikës.  Vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj ai është kallëzuar në Prokurori nga Presidenti i Republikës për 2 vepra penale.

1 – Përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore

2 – Shpërdorimit të detyrës

Në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese Kuvendi njëpartiak kërkoi krijimin e një Gjykate Kushtetuese politike nën kontrollin e tij.

Presidenti Meta i kthen përgjigje Ruçit për draftin e PS-së për Kushtetuesen : Nuk provokohem, unë jam në mision

Pas draftit të PS-së lidhur me propozimet ligjore për procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se Presidenti nuk provokohet nga cicmice të tilla, pasi është garant i Kushtetutës së vendit. “Presidenti i Republikës, nuk është në punë, nuk është as në detyrë, por është në mision dhe nuk provokohet nga cicmice të tilla, nga kushdo i orkestron ato. Presidenti ka qenë dhe është dhe do të jetë garant i Kushtetutës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit në mënyrë të përgjegjshme. Kush gjen kohë në këto momente për të provokuar presidentin dhe popullin ta ketë të qartë që Presidenti e ka të qartë misionin e tij”, u shpreh Presidenti Meta. Mazhoranca socialiste propozoi ndryshime ligjore për procedurën e betimit të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Ndryshimet vijnë pas hezitimit të presidentit Ilir Meta, për të organizuar ceremoninë si në rastin e Arta Vorpsit, e cila pasi presidenti nuk e ftoi për t’u betuar, shkoi dhe u betua tek noterja. Me propozimet e reja, presidenca ka një afat 10-ditor për të organizuar ceremoninë e betimit. Nëse ky afat shkelet, atëherë anëtarit i lind e drejta për t’u betuar në një tjetër vend dhe mund t’ia dërgojë me postë presidencës.

Presidenti Meta nga prokuroria rikthehet në Armathë me eskpertët izraelitë

Presidenti i Republikës Ilir Meta se bashku me ekipin e ekspertëve izraelitë që po vlerësojnë dëmet në godina e banesa pas termetit të 26 nëntorit ka qënë në Armathë. Presidenti Meta shkruan: Sapo përfunduam një verifikim të ri të një banese 4 katëshe në Armathë me ekspertët e palodhur izraelitë.  Besoj tani edhe banorët janë më të qartë dhe të qetë se pardje. E rëndësishme është tani të ndjekim udhëzimet e duhura për përforcimin dhe riparimet e dëmeve me përgjegjësi të plotë ligjore.

Presidenti Meta vlerëson drejtuesin e ICITAP-it,  Charles Stephen Bennett me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” drejtuesin e Programit ICITAP-it në Shqipëri, Charles Stephen Bennett. Presidenti Meta e vlerësoi zotin Bennett me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë, të treguar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit Shqiptar, si dhe nxitjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, në interes të forcimit të sigurisë publike”.

Presidenti Meta: Prokuroria ka provat për të vepruar ndaj Dvoranit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur tek prokuroria e Tiranës, pas dëshmisë së dhënë në lidhje me padinë e bërë ndaj Ardian Dvoranit. ‘Të gjitha provat deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasin Ardian Dvorani. Ne nuk bëjmë presione’, – tha ndër të tjera Presidenti Meta dhe vijoi: Dëshmova ndaj shtetasit Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale, të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të kompetencë së titullit shtetëror. Besoj se kemi dhënë sqarime plotësues enë vijim të gjitha provave që kemi dorëzuar bashkë me kallëzimin penal. Rasti është tmerrësisht flagrant. Unë shpreson që prokuroria të mos jete nën presion politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Besoj se kjo është një provë e madhe për të ardhmen e reformë s në drejtësi. Mund t’ju them se Kushtetuta e thotë shumë qartë, se kushtetua është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë përveç rasteve kur kushtetuesja përcakton ndryshe. Këtë radhë bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, integriteti i së cilës është mbarëkombëtar, që garanton dhe mbron sovranitetin e popullit shqiptar dhe interesi kombëtar dhe në këtë drejtim dua të siguroj edhe njëherë qytetarët shqiptarët se presidenti i tyre ka zbatuar një për një dispozitat kushtetuese. Të gjitha provat deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasin Ardian Dvorani. Ne nuk bëjmë presione, megjithëse çështja është më se e qartë tani, prokuroria ka pasur edhe çështje të tjera të rëndësishme, por kësaj çështje askush nuk mund ti shmanget por ne do të jemi të duruar dhe d të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë sepse ky është një rast tepër flagrant. Nuk dua të vazhdoj më me këtë çështje, sepse vendi ndodhet në situatë të jashtëzakonshme për shkak të pasojave të tërmetit, por ne do të vijojmë të komunikojmë me qetësi dhe argumente me të gjithë qytetarët t’i ndërgjegjësojmë ata.

Dvorani sot  në 10:00 në Prokurori për t’u marrë në pyetje

Pas dëshmisë së Presidentit Ilir Meta në Prokurori për padinë ndaj Ardian Dvoranit, ky i fundit është thirrur nesër që të merret në pyetje. Sipas informacioneve bëhet me dije se prokurori Alket Mersini i ka dërguar ftesë Dvoranit, që të jetë i pranishëm në Prokurori në orën 10:00. Dvorani do të merret në pyetje në lidhje me akuzat që i i janë bërë nga Presidenti Ilir Meta.