De Biasi: “Italia duhet të shohë në Shqipëri”

434
Sigal

Trajneri i Kombëtares: “Në klasifikim jemi në pozita të mira por kemi ende pesë ndeshje për të zhvilluar”

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, tha se po jeton një kohë të shkëlqyer me Kombëtaren, aq sa nuk ka ndërmend të pranojë për momentin ndonjë ofertë që mund t’i vijë nga Italia. De Biasi ka folur për portalin italian “Fantagazzeta.com”, për këtë derbi por dhe për ecurinë e përfaqësueses shqiptare në ndeshjet kualifikuese për Brazil 2014.

De Biazi ka qenë trajner i Torino dhe ka folur edhe për derbin me Juvntisin, por dhe për finalen e Kupës së Italisë, midis Lacios dhe Romës.

 – Ju jeni duke zhvilluar një fazë kualifikuese shumë pozitive me përfaqësuesen e Shqipërisë. Sa janë mundësitë që Shqipëria të fluturojë drejt Brazilit vitin e ardhshëm?

– Është e vështirë të përgjigjem. Ne e kemi filluar këtë fazë pa shumë synime të mëdha. Ne dinim që duhej rinovuar skuadra dhe në këto momente jemi ende në fazën e rinovimit. Në klasifikim jemi në pozita të mira por kemi ende 5 ndeshje për të zhvilluar. Tani vjen faza më e bukur.

– Sipas jush kush është futbollisti më i talentuar shqiptar për momentin?

– Një pyetje e bukur nga ana juaj por shumë e keqe për mua. (qesh). Është e vështirë ti përgjigjem… le të them se ka më shumë se një futbollist të talentuar. Për mua problemi është se ata që kanë cilësi më të mira janë të zbuluar dhe luajnë në Gjermani apo në kampionate të ndryshme të rëndësishëm.

– Në Itali njihen, Cana, Bogdani dhe Ujkani. Nëse do të këshillonit ndonjë skuadër italiane, kë futbollist do të rekomandonit?

– Këtë gjë nuk mund ta bëj sepse mund të ‘akuzohem’ se po sponsorizoj futbollistë të caktuar. Unë mund të këshilloj skuadrat italiane që ta ndjekin me interes përfaqësuesen e Shqipërisë pasi ka në përbërje shumë futbollistë të rinj dhe me perspektivë.

– Ju duket se ndiheni mirë në postin e trajnerit të Shqipërisë. Më lejoni t’ju pyes. Sa ju mungon futbolli italian?

– Shumë pak. Sigurisht që nëse në të ardhmen, jo menjëherë, do të më jepej mundësia për tu rikthyer në Itali me një projekt serioz… do ta bëja me shumë dëshirë. Por këtë herë duhet të marrë masa serioze.

– Të flasim për Serinë A. Sipas jush kush do të renditet në vendin e tretë, Milan apo Fiorentina?

– Është një duel i bukur edhe pse unë mendoj se do të jetë Milan. Unë nuk e di kalendarin e javëve të ardhshme të këtyre skuadrave dhe për këtë nuk mund të jap përqindje të sigurta por Milan ka mundësi më të mëdha për të përfunduar në vendin e tretë edhe pse Fiorentina ka bërë shumë progres gjatë këtij sezoni duke përfshirë dhe rinovimin e përgjithshëm të skuadrës.

– Mister, të dielën do të luhet derbi i Torinos. Sa mundësi ka Juventus që të festojë titullin në këtë takim?

– Nuk mund të them se sa për qind mundësi ka Juventus të festojë të dielën titullin kampion por mund t’ju them se Juventus do ta fitojë këtë titull. Nëse do të ndodhë këtë javë apo në javët e ardhshme nuk ka rëndësi. Është skuadra më e fortë e kampionatit dhe ka 2 vite që po e tregon.

– Sigurisht Torino është e vështirë për tu mundur…

– Po. Juventus nuk do ta ketë aspak të lehtë. Derbi është një ndeshje e veçantë. Nëse do të bënim një analizë të 10 ndeshjeve të zhvilluara ndërmjet këtyre skuadrave, 7 do ti fitonte Juventus, 2 Torino dhe 1 do të përfundonte në barazim. Gjatë një sezoni zhvillohen vetëm 2 derbi. Të parin e fitoi Juventus ndërsa të dielën… gjithçka mund të ndodhë.

– Nga 1 deri në 10, sa do t’ju pëlqente që të ishit trajner i Torino të dielën?

– Do të ishte një emocion i madh por për momentin ndihem shumë mirë në stolin e përfaqësueses shqiptare.

– Kujtimi më i bukur që lidhet me një derbi?

– Kam qenë trajner dhe jam mundur nga një gol shumë i çuditshëm i Amauri. Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar dhe ne nuk arritëm të rikuperonin disavantazhin.

– Një betejë e fortë po zhvillohet edhe për kualifikimin në Europa League ku tani është një kandidate dhe ish skuadra juaj e Udineze.

– Udineze po më mahnit gjithnjë e më shumë. Ka humbur shumë lojtarë cilësorë por pavarësisht largimeve po ecën shumë mirë. Kjo falë dhe punës së mirë të zbuluesve të talenteve dhe trajnerit Guidolin i cili punon në një ambient që nuk ka shumë presion. Ai po merr rezultate shumë të mira dhe i përgatit futbollistët pa u nxituar. Ka krijuar një miksim ndërmjet futbollistëve me eksperiencë dhe atyre të rinj.

– E përbashkëta juaj dhe e skuadrës aktuale të Udineze është Antonio Di Natale. Gjatë këtij sezoni u përfol për një përfundim të karrierës në fund të sezonit. Nëse Di Natale largohet, sa humbet skuadra e Udineze?

– Nuk besoj se Antonio do të lërë futbollin në fund të këtij sezoni. Deri në momentin që ai do të vazhdojë të luajë me këtë lehtësi, siç bëri në ndeshjen kundër Lacio, ai mund të luajë ende. Lehtësi që vetëm Di Natale i ka pasi futbollistë që shënojnë si ai janë të paktë. Antonio Di Natale jeton për të shënuar dhe është një futbollist fantastik që ka një inteligjencë shumë të madhe.

 -Finalja e kupës së Italisë do të jetë e gjitha romane. Kush do të fitojë ndërmjet Romës dhe Lacio?

Është e vështirë. Duhet të kuptojmë se sa energji ka shpenzuar -* – Lacio duke zhvilluar 3 kompeticione. Të dyja skuadrat synojnë fitimin e këtij trofeu. Duhet të shohim se kush skuadër do të ketë më shumë energji në këtë përballje. Të dyja janë skuadra të një niveli shumë të mirë edhe pse për mua është Roma që ka më shumë shanse për të fituar.

Brigel: “Shqipëria ka shanse”

Ish-trajneri i Shqipërisë, gjermani Hans Peter Brigel, mendon se Shqipëria ka shanse për t’u kualifikuar për në botëror. Edhe pse një gjë të tillë ai nuk e bëri dot, e mendon për Kombëtaren e Xhani De Biazit. “Për Shqipërinë ekziston gjithnjë mundësia për tu kualifikuar, pasi janë një ekip më të kompletuar se të tjerat”, – tha ai për mediat gjermane. Brigel tha se, Shqipëria nuk ishte skuadër e vogël. Kemi mundur kundërshtarë të fortë si Greqia, Suedia dhe Rusia. Në lidhje me fitoren kundër Rusisë, ai shtoi: “Unë mund të them se për një vend si Shqipëria ka shumë kuptim. Rusia ishte armiku i vendit edhe pas rënies së murit të Berlinit. Kishim llogari të hapura. Kur fituam me rezultatin 3-1 në Shkodër të gjithë ishin të lumtur, Poashtu edhe kundër Greqisë në shtator të 2004 ishte e pabesueshme. Të gjitha rrugët e Tiranës ishin të bllokuara. Më shumë se 1 milion njerëz ishin duke festuar. Kemi qëndruar më shumë se 3 orë në stadium, ngaqë nuk largoheshim dot. Rrugët ishin të pakalueshme”.

Trajneri Jurgen Klop “tallet” me Zhoze Murinjon. Mediat gjermane, të pamëshirshme: “Reali dhe Ronaldo në ‘ferr’!”

  Dortmund dominues ndaj një Reali irreal

  Borusia e Dortmundit fitoi 4-1 ndaj Realit të Madridit, duke përsëritur fitoren 4-0 të Bajernit ndaj Barcelonës. Një dominim total i futbollit gjerman ndaj atij spanjoll, që duket se po kalon një krizë besimi. Heroi i mbrëmjes ishte sulmuesi polak Robert Levandovski, autori i katër golave. Levandoski e shënoi golin e parë në minutën e 8-të, duke e befasuar Realin, që për herë të parë pësonte një gol kaq të shpejtë pas disa vitesh. Barazoi Ronaldo në minutën e 42-të, pas një gabimi të mbrojtësit gjerman Humels. Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, shënoi golin e tij të 12-të në këtë kompeticion, por ai vendosi një rekord përsa i përket realizimit në gjashtë ndeshje rresht në historinë e Ligës së Kampioneve, së bashku me turkun Burak Ilmaz. Për Ronaldon ky ishte goli i tij i 51-të në 50 ndeshje në këtë edicion futbollistik në të gjithë kompeticionet dhe i 50-ti në Ligën e Kampioneve, duke u barazuar kështu me francezin Tieri Henri. Në pjesën e dytë, Levandovski realizoi golin e dytë në minutën e 50-të dhe të tretin pesë minuta më pas, duke shokuar trajnerin Zhoze Murinjo dhe tifozët madrilenë të pranishëm në “Iduna Park”. Në të 67’, Levandovski realizoi në penallti golin e 4-1. Të martën, Bajerni mundi 4-0 Barcelonën. Në finalen e “Uemblit” ka shumë të ngjarë që të kemi një finale të gjithën gjermane. Borusia e Dortmundit është ekipi i vetëm që nuk ka pësuar humbje në këto 11 ndeshje, ndërkohë që duhet theksuar se fitoi 2-1 kundër Realit në ndeshjet në grup në Gjermani dhe barazoi 2-2 në “Bernabeu”. Është hera e pestë që Reali i Madridit pëson katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, hera e fundit ishte ajo kundër Liverpulit, një 4-0, në sezonin 2008-2009. Kjo ishte hera e parë që, një ekip i drejtuar nga Murinjo pëson katër gola në Ligën e Kampioneve. Levandovski u bë i pari lojtar, që i shënon katër gola Realit. Me katër gola në një ndeshje, Levandovski u bashkua me Van Bastenin, Inzagin, Përso, Van Nistelroin, Shevçenkon, Gomizh, Mario Gomezhin dhe Mesin, si të vetmit që kanë shënuar katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Levandosvki u ngjit në kuotën e nëntë golave në këtë edicion të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që u barazua me Kolerin si dy shënuesit më të mirë të Borusias në Ligën e Kampioneve.

Mishel Platini: “Tolerancë zero ndaj trukimeve”

 Në vitin 2011, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së miratoi një raport nga grupi i punës i ndërtuar kundër fiksimit të ndeshjeve, i cili propozoi masat që futbolli Evropian duhet të marrë për të trajtuar kërcënimin e trukimit të ndeshjeve- duke përfshirë ngritjen e një rrjeti të Zyrtarëve të Integritetit në nivel evropian. Ata veprojnë si oficerë ndërlidhës për bashkëpunim midis autoriteteve futbollit dhe agjencitë shtetërore të zbatimit të ligjit në lidhje me ndeshjet e dyshuara si të fiksuara. Zyrtarët e Integriteti gjithashtu shkëmbejnë informacione dhe përvoja me administratën e UEFA-s në lidhje me ndjekjen e praktikave korruptive apo kriminale që ndikojnë në futboll. Ata monitorojnë procedurat disiplinore dhe të koordinojë veprimin përkatës, si dhe organizimin e programeve arsimore për lojtarë, gjyqtarë dhe trajnerë, si pjesë e një strategjie efektive parandaluese. UEFA është duke bërë fondet në dispozicion çdo vit për secilin anëtar të shoqatës kombëtare për të ndihmuar në financimin dhe pozitën e Zyrtarit të integritet. Zyrtari i Integritetit të UEFA-s punon së bashku me homologun e çdo federate kombëtare, duke mbështetur funksionimin e rrjetit dhe të mbikëqyrë mbledhjen e inteligjencës dhe të shkëmbejnë informacion. Organi qeverisës i futbollit europian ka një politikë të zero-tolerancës ndaj fiksimin e ndeshjeve, dhe do të ndëshkojë të gjithë ata që është i kapur. Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes organeve sportive dhe organizatat shtetërore në luftën për të eliminuar fiksimin e ndeshjeve dhe korrupsionit nga loja. “Nëse rezultatet e ndeshjeve dihen përpara se ndeshjet të zhvillohen, atëherë loja e ka humbur rëndësinë e saj,” tha Presidenti i UEFA, Mishel Platini në një  takim të kohëve të fundit duke përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Evropian kundër fiksimin e ndeshjeve. “Ne jemi të vendosur për të luftuar ata të cilët fiksuar ndeshjet dhe mashtroni, dhe do të japë dënime të ashpra për këdo që gjendet fajtor për manipulim të rezultatit të një ndeshje”. Sipas shkodrasport.com, seminari i Shkupit po ndiqet nga shoqatat kombëtare të Shqipërisë, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Sllovenia. Zyrtarët e Integritetit Kombëtar do të vijnë së bashku me të UEFA-s, për të shqyrtuar përparimin e punës së oficerëve, duke u diskutuar strategjitë e miratuara në vendet të pranishëm, të shqyrtojë mjetet që ekzistojnë për të Zyrtarëve Integritetit të bëjnë punën e tyre jetike, dhe shkëmbeni idetë dhe propozimet për ardhmja. Përveç kësaj, mbledhja do të shqyrtojë masat e arsimit dhe parandalimit që janë duke u ndërmarrë në vendet e pranishëm. Shoqatat kombëtare do të japë një seri të prezantimeve në punën specifike duke u ndërmarrë kundër fiksimin e ndeshjeve, dhe grupet e diskutimit do të mundësojë pjesëmarrësve për të shkëmbyer praktikat më të mira me të UEFA-s dhe homologëve të tyre në shoqata të tjera.