Çfarë është sëmundja e arterieve koronare

1577
Sigal

Kush janë shkaqet që në zemër nuk transportohet oksigjeni. Kur shfaqet ishemia dhe sa e rrezikshme është ajo 

Si të gjitha qelizat dhe muskujt në organizëm edhe muskuli i zemrës ka nevojë për oksigjen. Ashtu si pjesa tjetër e trupit, oksigjeni transportohet në qelizat e zemrës nga arteriet; këto quhen arteriet koronare. Ka tri arterie koronare kryesore: një arterie koronare e majtë (AKM) që ndahet në dy degë: arteria e majtë e përparme zbritëse (MPZ) dhe dega e lakuar (cirkumflekse), si dhe arteria koronare e djathtë (AKD). Në qoftë se arteriet koronare janë të bllokuara, domethënë të paafta të kryejnë punën e tyre, atëherë zemra mbetet pa oksigjen, pra nuk mund të kryejë funksionet e saj. Privimi i zemrës nga oksigjeni edhe për intervale të shkurtra kohe, do të rezultojë në vdekjen e disa muskujve të zemrës, i njohur ndryshe si ataku kardiak.

Zemra kërkon shumë oksigjen

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf