Edi Rama drejt Akademise Diplomatike te Vjenes

511
Sigal

Ditën e sotme lideri i Partisë Socialiste z. Edi Rama do të jetë i pranishëm për një vizitë në Vjenë

Ditën e sotme lideri i Partisë Socialiste z. Edi Rama do të jetë i pranishëm për një vizitë në Vjenë. Z. Rama do të zhvillojë një serë takimesh me personalitetet më të larta të politikës austriake e asaj europiane. Vizita e Edi Ramës në Vjenë do të mbyllet me një dialog-forum në Akademinë Diplomatike ku ai do të referojë mbi perspektivat europiane të Shqipërisë. Forum Weltoffen International në bashkëpunim me Renner Institut – Akademia Politike
si dhe me mbështetjen e Akademisë Diplomatike Vjenë dhe Institutit për Danubin dhe Europën Qendrore e Juglindore kanë ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë dialog- forum. Tema e forumit do të jetë: “Shqipëria – konstruktojmë të ardhmen”. Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë si dhe zv.president i internacionales socialiste do të jetë në dialog me Andreas Schieder, sekretar shteti i financave. Përshëndetjet do të vijnë edhe nga figura të njohura jo vetëm në Vjenë por dhe në Europë si nga, Hans Uinkler, drejtor i Akademisë Diplomatike; Gerhard Marchl, shef i departamentit për Europën në Akademinë Politike dhe moderator do të jetë Fate Velaj, kryetar i Forum Weltoffen International. Akademia Diplomatike Vjenë, është institucioni arsimor diplomatik më i vjetër në botë. Ajo u krijua në vitin 1754 nga perandoresha Maria Thereisa si akademia perandorake e diplomacisë.

Das Forum Weltoffen International, das Institut für den Donauraum und Mitteleuropa – IDM, das Karl-Renner-Institut und die Diplomatische Akademie Wien beehren sich, zum Dialogforum
Albanien – Zukunft gestalten herzlich einzuladen.
Termin: 24. April 2013, 18.00 Uhr
Ort: Festsaal der Diplomatische Akademie Wien, Favoritenstraße 15a, 1040 Wien
Edi Rama,Vorsitzender der Sozialistischen Partei Albaniens,
Vizepräsident der Sozialistischen Internationale im Dialog mit Andreas Schieder, Staatssekretär im Bundesministerium für Finanzen.
Begrüßung: Hans Winkler, Direktor der Diplomatischen Akademie Wien
Gerhard Marchl, Karl-Renner-Institut, Fachbereich Europäische Politik
Moderation: Fate Velaj, Vorsitzender “Forum Weltoffen International”

Rama, për barazinë gjinore: “Angazhimi ynë, 50% e këshilltarëve në bashki e komuna do jenë femra”

PS-ja zhvilloi në Shkodër konferencën për prezantimin e programit “Për një rilindje shqiptare”, në fokus të së cilës është barazia gjinore dhe pjesëmarrja e grave në jetën publike. Kryetari i PS-së, Edi Rama, theksoi vendosmërinë e opozitës për të rritur rolin dhe pjesëmarrjen e gruas në politikë. “Të hapim një rrugë të re, ku përmes politikave të reja të barazisë gjinore të rritet roli dhe pjesëmarrja e gruas në politikë, në përfaqësimin e popullit sovran, qoftë në parlament, qoftë në qeverisjen vendore, në administratën publike”,- u shpreh Rama. Lideri i PS-së vlerësoi punën e Forumit të Gruas Socialiste për ndërtimin e programit të detajuar, që siç tha ai, “nuk është thjesht një program në funksion të fitores së zgjedhjeve, por për ta kthyer fitoren në mundësi për të gjithë”. Më tej Rama theksoi se, opozita është e angazhuar që të nxisë pjesëmarrjen e gruas në jetën publike, në mënyrë që të nxitet edhe barazia gjinore ne jetën shoqërore. “Jemi të bindur se ka ardhur koha për të marrë një angazhim konkret, 50% gra këshilltare në bashki dhe komuna. Eksperienca e ka provuar që funksionon dhe funksionon shumë mirë. “Zotimi ynë është që çdo nënë e re shqiptare do të përfitojë nga barrëlindja edhe kur është e papunë, sepse për ne fëmijët e këtij vendi në barkun e nënës janë fëmijë me të drejta të barabarta në raport me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”,- tha Rama.

Luan Rama ftohet nga zyrtarët e lartë kinezë që një delegacion i nivelit të larte të LSI-së të vizitojë Kinën

Me ftesë të KQ të PK Kineze, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, është duke marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Partneritetin e Kinës me Evropën. Në këtë konferencë janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të partive parlamentare nga e gjithë Europa. Në seancën e sotme të  Forumit të katërt të nivelit të lartë të partive politike midis Kinës dhe Evropës që po zhvillon punimet në Suzhou të Kinës, mbajti një kumtesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Luan Rama. Në fjalën e tij z. Rama pasi evokoi traditën e mirë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, theksoi se sfidat globale dhe ato që kanë të bëjnë me progresin e përgjithshëm i kapërcejnë kufijtë ideologjikë.