VIDEO/ Ferrari katranos gjithçka në garën e Austrisë, Vettel dhe Leclerc përplasen me njëri-tjetrin dhe mbyllin garën

491
Sigal

Ferrari ka zhgënjyer në garën e Austrisë. Të dy pilotët janë treguar të pakujdeshëm në kthesë duke u përplasur me njëri-tjetrin. Dy pilotët, Leclerc dhe Vettel nuk mund të vazhdonin më garën. Vetë skuderia e “Ferrarit” ka reaguar duke u shprehur se Vetel kishte dëme shumë të mëdha në makinë, ndërsa nga ana tjetër do të ishte aventurë e rrezikshme edhe për Leclerc që të vazhdonte.

Aktualisht Ferrari është në vendin e 3 sa i përket renditjes së përgjithshme, por klasifikimi mund të bie për “kokëkuqen”, që nuk do të grumbullojë asnjë pikë në garën e Austrisë.