Bushi publikon listën e U-21, 6 lojtarë nga Superiorja për Europianin e kësaj grupmoshe

145
Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, ka publikuar sot listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme kundër Irlandës së Veriut dhe Islandës të vlefshme për Europianin e kësaj grupmoshe.
Ndonëse ishte trumbetuar shumë për futbollistë nga kampionati shqiptar, ajo që bie në sy është se janë vetëm 6 të ftuar nga “prodhimi vendas”, dy prej të cilëve luajnë në kategorinë e parë me ekipin e Tiranës. Megjithatë, nuk mungojnë emra që janë larguar së fundmi nga Superiorja si Ramadani e Hebaj.

Shqipëria luan më datë 31 gusht në Irlandën e Veriut, ndërsa më datë 4 shtator përballet me Islandën po në transfertë.

LISTA
PORTIERË
Elhan Kastrati (Teuta), Mario Dajsinani (Skënderbeu), Gentian Selmani (Laçi)

MBROJTËS
Ardit Toli (Olimpiakos U-19), Bardhec Bytyqi (Alborg), Shaqir Tafa (Monopoli), Leonardo Maloku (Santarkanxhelo), Marlind Nuriu (Tirana), Albi Doka (Tirana), Kristjan Bushaj (Panionios), Irlian Ceka (Sambenedeteze), Arjan Qollaku (Grasshoper)

MESFUSHORË
Emanuele Ndoj (Breshia), Elvir Maloku (AEK Larnaka), Keidi Bare (Atletiko Madrid B), Qazim Laçi (Ajacio), Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb), Kristal Abazaj (Luftëtari), Ylber Ramadani (Velje BK)

SULMUES
Fiorin Durmishaj (Panionios), Valdrin Mustafa (Kaizerslautern U-19), Rubin Hebaj (Domzhale)